15Dhjetor2017

Sheshi Skëndërbeu duhet të ndërtohet nga qeveria, jo të kontrabandohet natën

31.01.2014 - Reagimet nervoze në mungesë të argumenteve të një personi që mban mandatin e vjedhur nga zgjedhet lokale nuk kanë fund. Të tilla janë të gjitha dezinformtat që lëshohen së fundmi nga kabineti i shkelësit më të madhë të ligjeve në Maqedoni. E veçanta e këtij komunikimi gebelsian janë gënjeshtrat dhe renat që kasta e tij e degjeneruar përhap përkundër akuzave të argumentuara të RDK-së që gjejnë mbështetje në raporte të revizorit shtetror të Maqedonisë. 

Përderisa Skopje 2014 vazhdon të ndërtohet direkt nga qeveria e vendit edhe atë ku ky investim kap një shumë maramendëse prej mbi 500 million eurove, e njëjta gjë është dashur të bëhet edhe me sheshin Skëndërbeu që investimi i saj është për dhjetëra dhe qindra herë më pak se Skopje 2014. 

BDI, si partnere qeveritare është dashur të ndikoj që edhe sheshi Skënderbeu të ndërtohet direkt nga qeveria e vendit, njëjt si investimi i Skopje 2014, por ky është një argument i fuqishëm për pafuqinë e tyre, dhe për këtë arsye detyrohen të kontrabandojnë mjete mbrenda natës nëpërmes ministrive që kanë udhëhequr ministrat e BDI-së.

Si rjedhojë e gjithë kësaj, ministri i pushtetit lokal N. Bejta në mënyrë antiligjore, mbrenda natës, janë munduar të përkrahin sheshin Skëndërbeu. Sikur gjithçka të kishte qenë në rregull, Revizori Shtetëror që është organ shtetëror nuk do të dilnin me raport për keqpërdorime të parave publike nga ana e N. Bejtës gjatë mandatit të tij si ministër.

Edhe dezinformata e fundit për gjoja lëshimin e 1,5 milion euro firmës LABINO TRADE është një gësnjeshtër e madhe sepse pronari I kësaj firme nuk ka kurfarë raportesh familjare me kryetarin e RDK-së. Përndryshe firma në fjalë I ka fituar disa nga tenderët për vitet 2011-2012 në procedura të rregullta tenderike elektronike duke ofruar çmim më të lirë dhe mbi 70% të parave ia ka paguar firmës për prodhimin e asfalltit “PROGRES” nga Gostivari .

Këto komunikata të stilit stalinisto-eneverist janë një shembull eklatant për pafuqinë e një strukture politike dhe të një bajraktari të rejshëm që krimi dhe zullumi ia kanë myshkur jo vetëm mjekrën por edhe mendjen.

Rilindja Demokratike Kombëtare , dega në Gostivar gjatë javës që vjen do të mbaj pres konferencë të veçant ku do prezenton keqpërdorimet e funksionerëve të BDI në Gostivar dhe nuk do miren në vazhdim me këto persona të degjeneruar politikisht dhe moralisht .

Shërbimi për Informim - RDK