19Gusht2017

Edhe ne shqiptarët të faktorizojmë votën shqiptare dhe të fitojmë 31 deputet dhe ta legalizojmë gjuhën shqipe

03.02.2014 - Nëse Dragan Pavlloviq-Llatas bën thirrje hapur maqedonasve të votojnë për VMRO DPMNE-në, duke thënë se Gruevski duhet të votohet dhe të fiton 62 deputetë që të formojë Qeveri i vetëm dhe pa kushtëzimet e partive shqiptare. Atëherë pse ne partitë shqiptare nuk bashkëpunojm dhe nuk u bëjm thirje qyteatrëve që të dalin masoviskhtë dhe të fitojm 31 deputët.

Kështu do të faktorizohet vota dhe mandatet shqipare. Për të mos u përçarë vota shqiptare, votat e partive më të vogla shqiptare në njësin 1, 2 dhe në njesin 5 të mos humbin të shkojn në konton e partive maqedone dhe të digjen sipas modelit zgjedhorë egzistues, partitë shqiptare duhetë të bashkëpunojn. Partitë shqiptare duke i ruajtur programet, qëllimet, synimet dhe veçorit partiake dhe duke respektuar rezullatet e cikleve paraprake mundë të bashkëpunojn dhe ta arijn këtë objektiv.

Kjo mundë të arihet edhe pse rivalët politikë shqiptarë janë të ndryshëm nga strategjia, resurset, “personaliteti” dhe kanë ide të ndryshme rreth asaj se si të konkurrojnë por interesi kombëtar është më i madh se ai partiak.

Pse në mos marim dy deputet shqiptarë në diasporë ku në shtetet evropiane janë mbi 170.000 qytetarë ku pjesa dërmuese janë shqiptarë, edhe atë në 14 vendet evropiane në: Gjermani, Zvicër, Itali, Danimarkë, Suedi, Austri, Francë, Belgjikë, Holandë etj dhe në vendet tejoqeanike si në SHBA, Amerikën Veriore dhe Jugore, Australi, Kanada ku jeton nga prej 150.000-180.000 qytetarë nga Maqedoni ku pjesa e konsiderueshme është shqiptarë. Nuk duhet të lejohet që deputetët e diasporës të jenë të VMRO DPNE-së dhe të zgjedhën me 200 apo 300 vota.
Duhetë të kuptohemi se konkurrentët politikë shqiptarë janë të shumtë dhe nuk janë të barabartë për nga madhësia dhe fuqia duke përdorë kriteriumet e madhësisë dhe fuqisë politike të shprehurë në vota duke shtuar edhe kriteriumin e mundësisë që partitë opozitare mundë rriten dhe mundësia e zvogëlimit të partisë në pushtetë për shkakë të gabimve.
Kjo edhe do të faktorizonte shqiptarët në parlament 30 deputet edhe do të eliminonte mundësitë për “rebelizma”(mashtrime) që gjithon janë shumë të larta në çdo cikël zgjedhor.

Izet Zeqiri - Sekretar i RDK-së

Shërbimi për Informim - RDK