23Gusht2017

Kodi Zgjedhor Për Votim Të Diasporës Në Kundërshtime Me Të Drejtën Bazë Të Qytetarit Për Të Votuar Pa Kushtëzime

05.02.2014 - Ç‘është vërteta nuk ka logjikë që diaspora të jetë e obliguar fillimishtë të paraqitet për të përfituar të drejtën e votës. Një nga të drejtat bazë të njeriut dhe qytetarit është e drejta për të votuar në zgjedhje të lira dhe pa kushtëzime.

Konkretishtë, përmes procedurave administrative Republika e Maqedonisë e then këtë parim me vetë faktin që kushtëzone të drejtën e votës me paraqitjen për të votuar. Konkretishtë jemi të mendimit se Republika e Maqedonisë disponon me të dhëna të sakta mbi diasporën dhe vendbanimet e tyre.

Thjeshtë duhet që në bazë të këtyre të dhëna të krijohet lista e votuesve që do të përfshinte tërë diasporën. Krahas kësaj edhe vetë qasja e votimit fizikishtë, është mjaft e vështirë dhe komplekse duke patur parasysh faktin që shumica e shteteve ku jeton dhe vepron diaspora janë të gjera për nga territori dhe vetë organizimi I procesit të zgjedhjeve mundet të jetë mjaft I vështirë.

Besojmë që për diasporën duhet implementuar qasjet tanimë të njëhura në shtetet Perëndimore të të votuarit elektronik ose votimit përmes postës. Shprehim bindjen që nëqoftse rekomandimet e mësipërme zbatohen, deputetët e zgjedhur nga rradhët e diasporës me të vërtetë do të jenë përfaqësues legjitim të diasporës.

Izet Zeqiri - Sekretar i RDK-së

Shërbimi për Informim - RDK