18Nëntor2017

Reagim ndaj shpifjeve të komunës së Gostivarit ndaj firmës “Besian Komerc”

05.02.2014 - Kompania “Besian komerc” nga bashkepunimi legal me komunën e Gostivarit për katër vite ka realizuar fitim minimal.

Në vazhdën e shpifjeve të paskrupullta që bën zyrtari “NB” me ekipin e tij ishte edhe dezinformata për gjoja afarizmin joligjor të kompanisë ‘’Besian Komerc’’ me komunën e Gostivarit në vitet 2009-2013.

Në funksion të informimit objektiv të opinionit publik ju sjellim informacion zyrtar nga kontabiliteti i kompanisë. Kompania ”Besian komec” është kompani private e bashkëthemelar nga Sadri Fetaji, Neki Fetaji dhe Elmaz Fetaji si bashkëpronar. Në bazë të aplikimeve legale në tenderat e komunës së Gostivarit për punë infrastrukture duke ofruar çmime më të lira ka realizuar këtë vëllim të punëve në aspekt financiar:

Nr.rendor

Viti

Qarkullimi (denar)

1.

2009

423.714

2.

2010

5.792.187

3.

2011

8.068.804

4.

2012

7.612.795

5.

2013

2.170.479

6

Total (2009-2013)

24.067.969 denar(388.000 euro)

Nga pasqyra tabelare e mesipërme duket qartë se shuma e realizuar e kompanisë “Besian Komerc” është 388.000 euro ose në nivel vjetor një shumë prej 77.600 euro dhe jo shuma prej 500 mijë euro siç gënjen maqineria shpifëse e zyrtarit ‘’NB’’ të BDI-së.  Ky aktivitet ekonomik është realizuar së bashku me shumë kompani të tjera si nënoperator si : Eurozimel, Arbin Kompani, Beto Trans, Ciglara dhe kompani të tjera, që e ka kuptim se vetëm 50% e punëve janë realizuar nga kjo kompani. Kompania “Besian Komerc” ka realizuar fitim pas tatimimit si vijon:

Nr.rendor

Viti

Fimiti (denar)

1.

2009

22.268

2.

2010

526.404

3.

2011

667.717

4.

2012

667.717

5.

2013

19.008

6

Total (2009-2013)

1.903.746  (30.700 euro)

Kompania “Besian komerc” për vitet 2009-2013 ka realizuar fitim prej 30.700 euro ose për çdo themelues nga 10.250 euro gjegjësisht në nivel vjetor 2.560 euro për çdo themelues. Kjo është e vërteta e plotë e bashkëpunimit legal bazuar në ligjin për furnizimet publike të kompanis “Besian Komerc” dhe komunës së Gostivarit dhe jo shpifjet e Nevzat Bejtës dhe ekipit të tij të gënjeshtarëve pa kufi.


Me respekt , nga kompania “Besian KOMERC”


Në shtojcë dokumentet kontabile: Bilanci i suksesit, Bilanci i gjendjes dhe kartelat financiare,


RDK- dega Gostivar