22Shtator2017

Komuna e Gostivarit (NB) ka dëmtuar buxhetin e arsimit me transportin e nxënsëve për 193 mijë euro për vitin 2013

06.02.2014 - Menaxhimi kriminal i N.Bejtos që është karakteristiki dalluese e këtij personi në madatin 2005-2009 në komunën e Gostivarit dhe në MVL në vitet 2011-2012 vazhdon me intenzitet të lartë edhe aktualisht në komunën e Gostivarit.

Pas zgjedhjeve të prillit 2013 në mënyrë anti ligjore u ndërpren kontratat me shumicën absolute të operatoreve dhe u zbatua një tenderim me shkelje të rënda ligjore. Dallaverja nga epiki i N.Bejtos u aplikua gjatë përpilimit të kriteriumeve të tenderimit sipas të cilëve kritere çmimi u degradua nga 94% në vetëm 40% dhe u shtuan kritere tjera manipulative si pajisjet me 20%, numri i punëtoreve me 15% dhe afati I pagesës me 25%.

Buxheti i komunës së Gostivarit në sektorin e arsimit do të dëmtohet vetëm për vitin 2013 me shumën prej 193 mijë euro krahasuar me vitin 2011 kur operatori i njejtë ishte bartës i procesit të transportit të nënësve. Krahas dëmit të madh financiar e gjithë procedura e tenderimit ishte jotransprante dhe me shkelje të rënda ligjore duke përfshirë edhe kërcnimet ndaj disa operatorëve që të tërhiqen nga konkurimi.

Përveç kritereve diskriminuese me çka u eliminua konkurenca, fituesi i tenderit zbaton marjen e provizionit shtesë ndaj nënoperatoreve që është së paku 10% me çka dallimi në çmim ritet edhe për 10% në krahasim me vitin 2011.

SHPENZIME PËR TRANSPORT PUBLIKË TË NXËNËSVE NË GOSTIVAR (2011-2013)

Viti

KONTRAK

TOR

Shtator

Gjithsejt

Me SHMK Negotine

Ritje

Pa SHMK Negotine

Ritje

Me SHMK Negotine

Ritje

Pa SHMK

Negotine

Rritje

2011

DURMO TURS

5,309,356

1.00

4,748,950

1.00

47,784,208

1.00

42,740,554

1.00

2012

OPERATOR

5,578,957

1.05

4,995,335

1.05

50,210,609

1.05

44,958,015

1.05

2013

DURMO TURS

 

 

6,066,666

1.28

 

 

54,600,000

1.28

Në kohën kur me Gostivarin qeveriste RDK falë faktit që në kriteret e konkurimit çmimi kishte 94% ndërsa afati i pagesës vetëm 6% u mundësua një konkurim shumë serioz prej 30 kompanive dhe u lidh kontratë me 20 opertaor dhe afërsisht 100 nënoperataor me çka u realizua çmim shumë i volitshëm dhe u kursyen për 3 vite mbi 500 mijë euro në dobi të shkollave të Gostivarit.

Si rezultat i kriteriumeve objektive dhe konkurueshmërisë së lartë në vitet 2011 dhe 2012 kur me komunën e Gostivarit qeveriste RDK shpenzimet e transportit publik të nxënësve për nxënës në bazë të kilometrit të kaluara ishin më të ultat në Maqedoni.

Përderisa N.Bejto vazhdon me shpifjet e paargumentura , RDK edhe me këtë reagim verifikon se një zyrtar që ka marur mandatin me vota të vjedhura vazhdon me zullumin në dëm të xhepave të qytetarëve dhe ngel në shpresë se nëse shteti juridik nuk do ndëshkon këtë zullmqar sepse ai sot nuk ekziston në RM, një ditë Zoti do i shqipton dënimin e merituar.

RDK-dega në Gostivar

Shërbimi për Informin - RDK