14Dhjetor2017

Helmimi i të rinjëve shqiptarë një akt i turpshëm dhe i dënueshëm nga ZOTI dhe drejtësia

14.02.2014 - Me keqardhje të thellë kuptova lajmin për helmimin e nxënësve shqiptarë në shkollën ekonomike të Gostivarit. Është një lajmë sa prekës dhe i papranueshëm sepse ky fenomen është mirë i njohur për shqiptarët nga helmimet e nxënësve shqiptarë në Kosovë në vitet 89 dhe 90 të shekullit të kaluar.

Kjo vepër e shëmtuar që prek shpirtin dhe zemrën e çdo shqiptari na ballafaqon me të vërtetën e hidhur se shkollat publike sot nuk garantojnë as kushtin më elementar të siguris së fëmijëve dhe të rinjëve tonë përkundër faktit që shpenzimet e sigurimit të shkollave i bartin prindërtit shqiptarë dhe jo qeveria dhe komuna.

Duke shprehur përkrahjen me të sinqert për shëndetësim e plotë të të rinjëve shqiptarë, ngel të shpresojm se kjo qeveri pa kredibilitet publik nuk do përsërit dështimin e radhës në zbulimin e fajtorëve që ishte karakteristikë e sajë na rastin e pësimeve të të rinjëve shqiptarë në rajonin e Shkupit.

Në këto momente të vështira për Gostivarin, për të rinjët dhe të rejat shqiptare, lus Zotin e madhërishëm për shëndetin e tyre duke shpresuar se këta duar të zeza që prekin mbi pasurin dhe vlerën tonë më të shenjët –RININ SHQIPTARE do të marin dënimin e merituar nga ZOTI dhe drejtësia.

I JUAJI,
Rufi Osmani me familjen,