22Nëntor2017

Urime gjashtë vjetorin Republika e Kosovës!

17.02.2014 - Sakrifica e popullit shqiptarë të Kosovës ndër shekuj dhe në veçanti në dekadat e fundit të shekullit të kaluar e shoqëruar me luftën çlimrimtare të popullit shqiptarë në alenacë me kombet përëndimore solli lirin dhe pavarësin e shumëpritur ndër shekuj.

Ideali për liri, demokraci, paqe, drejtësi dhe barazi me të gjithë popujt e Evropës dhe të botës demokratike u kurorëzuan me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës më 17 Shkurt 2008. Gjatë këtyre gjashtë viteve Kosova ka demonstruar kapacitete shtetëndërtuese , demokratike dhe zhvillimore duke tejkaluar në masë adekuate vonesat shekullore.

Sot në përvjetorin e e radhës të pavarsisë , Kosova si edhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor ndeshet me shumë sfida në funksion të stabilizimit të demokracisë, ndërtimit të ekonomisë funksionale të tregut, hapjen e vendeve të reja të punës, pavarësimin e institucioneve nga politika, luftimin e informalitetit dhe evazionit fisakal dhe përparimin e procesit të integrimit euroatlantik të vendit.

Këto sfida kërkojnë një konsenzus të mirëfillt të të gjithë spektrit civil, intelektual , ekonomik dhe politik në funksion të hapjes së perspektivës për qytetarët e Kosovës.

Më lejoni t'ju uroj dhe dëshirojë edhe shumë përvjetorë të tjerë në liri, paqe e prosperitet!
Urime gjashtë vjetorin Republika e Kosovës!

Kryetari i Rilindja Demokratike Kombëtare,
Prof.Dr Rufi Osmani