23Gusht2017

Lista e përbashkët e deputetëve shqiptarë përgjigjeja më meritore ndaj kërcnimit politik të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së

02.03.2014 - Rilindja Demokratike Këmbëtare si i vetmi subjekt politikë me taban të vërtet kombëtar me kohë sinjalizoi për manipulimin e radhës që realizohet nëpërmjet konfrontimit mediatik me të ashtuquajturin ‘’kandidat presidencial’’ se synimi i kësaj loje do jenë zgjedhjet e parakohëshme parlametare si objektiv strategjik i VMRO-DPMNE-së. Kjo lojë e manipulimit zgjedhor e përsëritur shtatë herë për tetë vite finalizohet me kërkesën e BDI-së për zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

E veçanta e kësaj episode tragjikomike është se këtë radhë në regjin e tandemit Gruveski-Mijallkov akterë kryesor dhe paralel janë tandemi Ahmeti-Thaçi. Është për tu theksuar se ‘’bojkoti aktiv’’ dhe rebelimi i integristëve të BDI-së ka si pretekst inatin e tyre ndajë inatit si injorim që u bëri N.Gruevski për kandidatin e përbashkët maqedon për president që nga mosdija juridike e kishin ciliësuar si ‘’kandidat konsensual’’. Injorimi i idesë së A.Ahmetit për ‘’kandidat të përbashkët maqedonas’’ duhet të ballafaqon përfundimisht këtë politikan me gënjeshtrat e tija se ‘’gjoja shqiptarët janë shtetëformues, se gjoja gjuha shqipe është zyrtare dhe se gjoja parimi i Badinterit eviton majorizimin e shqiptarëve’’. 

Preteksi i BDI-së se nepërmjet zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare do mundësohet avasimi i procesit të integrimit euroatlantik të vendit mori përgjigjen e merituar negative nga ‘’vijat e kuqe’’ të kandidatit presidencial të VMRO-së Gj.Ivanov, përgjigje kjo që për arsye kaprice nuk dëshirohet të kuptohet nga ‘’diplomati folklorik i BDI-së Ali Ahmeti’’. 

Që kjo komedi në regjin e VMRO-DPMNE të ketë dy aktor u përkujdes kryetari i PDSH-së i cili nuk u ndal duke rendur pas mikut të tij të vjetër Mijallkovit që ta ndihmojë me kandidatin e tij partiak i cili nuk është dhe nuk mund të jetë kandidat konsesual shqiptarë, por kjo kandidatur që do i siguron Vmro-së cenzusin prej 40% që zgjedhjet presidenciale të jenë të suksessëshme.

Si peshqesh për dy kalorosësit maratonik shqiptarë në këtë skenar të VMRO-DPMNE të njejtit morën përgjigjen e merituar nga N.Gruevski me kërkesën eksplicite ndaj maqedonëve që në zgjedhjet parlamentare VMRO-DPMNE të fiton 63 deputet dhe të krijon qeverinë pa satelitët e tij të BDI-së dhe PDSH-së. 

RDK shprehë keqardhje të thellë që ideja e saj për kandidat të përbashkët shqiptarë për president të vendit nuk u përfillë nga BDI dhe PDSH dhe për pasojë RDK ndaj zgjedhjeve presidenciale do mban qëndrim indiferent-pasivë duke lënë vendimmarrjen votuesve të sajë.

RDK përsërit qëndrimin e sajë konzistent se përgjigjeja e vetëme ndaj kërcinimit politikë të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE është garimi i partive politike shqiptare me një listë të përbashkët të deputetëve që do siguronte nga 30-40 deputet shqiptarë dhe kështu ëndra e VMRO-së do ishte një iluzon utopikë ndërsa legjitimitetiti i votës shqiptare i garantuar dhe i materializuar në dobi të shqiptarëve. 

Nëse edhe kjo ofertë publike nuk pranohet, RDK informon votuesit shqiptarë se në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare do garon e vetëme duke u ofruar mundësinë që pjesë e listave të saja zgjedhore të jenë personalitete të dëshmuara intelektuale dhe kombëtare.

Rufi Osmani

Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare