19Gusht2017

Propaganda gebelsiane e PDSH-së produkt i shërbimeve sekrete maqedone

05.03.2014 - Në çdo vend demokratik bashkërendimi i forcave politike opozitare është parakushti i parë për të fituar zgjedhjet politike,ky regull i njohur i teorisë dhe praktikës politike nuk vlen vetëm në Maqedoni në veçanti në kampin politik shqiptarë.

Bartës kryesor i këtij fenomeni degjenerativ është PDSH, parti kjo që i ka humbur të gjitha ciklet zgjedhore në Maqedoni. Kjo strukturë politike shpresat e saja politike për tu kthyer në qeveri që nga viti 1998 deri më sot i mbështet në partnerin e saj strategjik Vmro-dpme duke mos kuptuar se kjo parti maqedone tashmë ka partnerin tjetër shqiptar Bdi-në.

Duke e vlerësuar të palëndëshëm debatin me këtë struktur donkishotiane politike që vazhdon të jetë ‘’kali i trojës’’ i çështjes shqiptare në Maqedoni në funksion të informimit objektiv të opinionit publikë rikujtojmë me sa vijon:

1.Se Pdsh është satelit i Vmro-dpmne-së është dëshmuar në mënyrë permanente duke legjitimuar buxhetin e dhunshëm të vitit 2013, duke koalicionuar me këtë strukturë në Dollnen dhe Strugë dhe duke kandiduar kandidatin e sajë presidencial për të dhenë legjitimitetin shqiptarë garës presideciale,

2.Pdsh ka bashkëpunar vazhdimisht me BDI-në kundër RDK-së në zgjedhjet lokale më 2009, në zgjedhjet parlamentare më 2011 dhe së fundi në zgjedhjet lokale 2013 së bashku Pdsh,Vmro,Lsdm mundësuan fitoren e BDI-së në Gostivar si pazar për mos hetim të krimeve të PDSH-së në komunën e Tetovës,

3.Ju (Pdsh-ja) së bashku me Ppd-në e ish A.Alitit bëtë pazarin politikë me B.Cërvenkoskin në vitin 1997 duke përgjakur Gostivarin dhe duke i shqiptuar 13,8 vjet burg Rufi Osmanit,

4.Ishit ju të Pdsh-së që me Branko Cërvenkoskin keni pasur takime të panumërta jozyrtare dhe paktin zyrtar me të e lidhët në vitin 2012, pakt të cilin e prishët me rekomandim të jaranave tuaj të VMRO-së,

5.Kryetari i RDK-së Rufi Osmani në asnjë rast nuk ka pasur kurfarë bashkëpunimi me B.Cërvenkoskin dhe ju këtë të vërtetë e dini mirë, mirëpo kuzhina juaj gebelsiane prodhimin e shpifjeve e ka zanat të vjetër duke haruar se këtyre stereotipeve si halucinacione tuaja nuk u besojnë më as anëtarët tuaj më ekstrem

6.Se Pdsh dhe Bdi janë të koordinuara mirë me Vmro-dpmne dëshmon fakti se në zgjedhjet e prillit 2014, Pdsh do jep legjitimitetin multietnik garës presidenciale, ndërsa BDI do ti mundëson qeverisë së N.Gruveskit edhe një mandat të ardhëshëm katër vjeçar.

7.Është kjo politikë përçarëse dhe donkishotiane e Pdsh-së ndaj opozitës që mundëson fitoren e Bdi-së përkundër dështimeve të mëdha politike dhe kombëtare të kësaj strukture politike të koruptuar në të gjitha nivelet. Ju rekomandojm që jaranin tuaj politike me VMRO-në ta bëni publike me listat e përbashkëta të deputetëve sepse vetëm ashtu mund të jeni pjesë e qeverisë së ardhëshme të vendit,

8.Ides së RDK-së për bashkim të mandateve politike shqiptare bazuar në peshën elektorale të zgjedhjeve lokale të vitit 2013, Pdsh dhe Bdi iu kundërpërgjigjen me nënçmime dhe akuza.Është elektorati shqiptarë ai i cili mundet dhe duhet të ndërpret këtë agoni politike të shqiptarëve ashtu siç ndodhi me përkrahjen e programit të Rilindjes shqiptare në shtetin amë Republikën e Shqipërisë.

Shërbimi për Informim - RDK