22Nëntor2017

Naxhi Xhelili: ‘Ahmeti dhe Thaçi kukulla në duar të Mijallkovit’

05.03.2014 - Naxhi Xhelili deklaroi se partia e tij qysh më herët kishte sinjalizuar se vendin e presin zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai tha se ky akt është konstruktuar nga Trekëndëshi i Bermudës VMRO-BDI-PDSH.
 
“Sot ndodhemi përpara një akti të konstruktuar nga trekëndëshi i Bermudës VMRO-BDI-PDSH. RDK-ka si i vetmi subjekt politik me taban të vërtetë kombëtar me kohë sinjalizoi për manipulimin e radhës që realizohet nëpërmjet konfrontimit mediatik me të ashtuquajturin  presidencial se synimet e kësaj loje do të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare si objektiv strategjik i VMRO-DPMNE-së.
 
Kjo lojë e manipulimit zgjedhor e përsëritur shtatë herë për tetë vite finalizohet me kërkesën e BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi deputeti i RDK-së, Naxhi Xhelili.
 
Sipas tij, e veçanta e këtij episodi tragjikomik është se këtë radhë në regjinë e tandemit Gruevski-Mijallkov, aktorë kryesor dhe paralel janë tandemi Ahmeti-Thaçi.
“Bojkoti dhe Rebelimi i integristëve të BDI-së ka si pretekst inatin e tyre ndaj inatit si injorim që u bëri kryeministri Gruevski për kandidatin e përbashkët maqedonas, për president që nga mosdija juridike e kishin cilësuar si kandidat konsensual. Shqiptarët nuk janë as të kuq e as blu, shqipëtarët janë shpirtbardhë dhe bujar”, u shpreh mes tjerash Xhelili.
 
Shërbimi për Informim - RDK