23Gusht2017

Rilindja Demokratike Kombëtare në zgjedhjet e prillit do të garon e vetme

10.03.2014 - Në mbledhjen e kryesisë qendrore të udhëhequr nga kryetari Rufi Osmani me unanimitet të plotë u vendos:

1. Në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare RDK do të garon me listat e saja në njësitë zgjedhore ku elektorati shqiptarë është në shumicë ose në numër të konsiderueshem,

2. Kryesia qendrore përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Bdi dhe Pdsh si satelita të dëshmuar të Vmro-dpmne-së dhe si parti politike që kanë delegjitimuar përfaqësimin e shqiptarëve në nivele brengosëse,

3. Kryesia qendrore përkrahje të veçant do ti kushton kandidatit të saj favorit për deputet nga Europa, Enver Osmanit. Një delegacion me në krye Rufi Osmanin do të bën promovimin e kandidatit të saj në Zvicër, Austri, Gjermani, Itali, Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë.

4. RDK autorizoi kryesinë qendrore që në bashkëpunim me kryetarët e degëve të RDK-së të fillon bisedimet me struktura civile dhe personalitete me autoritet publik për tu kyçur në listat zgjedhore të RDK-së në funksion të përfaqësimit cilësor të popullit shqiptarë në zgjedhjet parlamentare,

5. Kryesia qendrore obligoi kuvendet e degëve të RDK-së që në një procedurë demokratike të nominojnë kandidatët potencial më se voni deri më 20 mars 2014, ndërsa verfikimi përfundimtar i listës me propozim të kryesisë qendore do miratohet nga Kuvendi qendror i RDK-së,

6. Kryesia qendrore themeloi shtabin qendror zgjedhor të bashkëudhëhequr nga Artan Dika dhe Vesel Memedi dhe komisionin për përpilimin e programit zgjedhor nën udhëheqjen e Izet Zeqirit dhe Brikend Hazirit.

Shërbimi për Informim - RDK