22Nëntor2017

Shqiptarët në Maqedoni nuk janë popull shtetformues

21.03.2014 - Z. Bujar mos gënje shqiptarët Ju duhet të dini se gjersa fjala është në gojën tuaj fjala është rrobi i juaj, por kur fjala del nga goja e juaj ju duhet të jeni rrobë i fjalës. I nderuar ju duhet ti lexoni kolumnat e kolegut tuaj doktorit Artan Dika, t'u kthjellohet mendja dhe ta shifni pozitën e shqiptarëve.

Shqiptarët në Maqedoni nuk janë popull shtetformues

1. Sipas Kushtetutës, shqiptarët vazhdojnë të mos emërtohen ‘’popull’’ si maqedonasit, por emërohen me status juridik të njëjtë me romët, vllahët, turqit, serbët dhe boshnjakët.

2. Z. Bujar shqiptarët në vitin 1974 emërtohen ’’kombësi’’, në vitin 1991 ’’nacionalitet’’ dhe në vitin 2001 ‘pjesë e popullit’ në preambulë, ndërsa ’bashkësi’ në përmbajtjen e kushtetutës, në nenet 48, 56 dhe 78 – që të gjitha këto sinonime për pakicat kombëtare.

3. Barazimi i statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve me statusin e pakicave kombëtare, të cilat janë në numër fare të vogël në Maqedoni, tregon mënyrën e funksionimit të shtetit dhe pabarazinë e shqiptarëve me maqedonasit. Shqiptarët në kushtetutat e Maqedonisë kurrë nuk janë emërtuar ’popull’ dhe nuk emërtohen as edhe sot, prandaj ata kurrë nuk kanë qenë e as nuk janë element shtetformues.

Shë rbimi për Informim - RDK