22Nëntor2017

Kuadrot më të spikatura të RDK-së do jenë bartësit e listave zgjedhore në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të prillit 2014

27.03.2014 - Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Qendror me propozim të komisionit për kandidim nën udhëheqjen e Zenun Ismailit me unanimitet të plotë u vendos me sa vijon:

1.Në njësin numër 7 bartës i listës zgjedhore të RDK-së për Europë është: Enver Osmani, 

2.Në njësin numër 6 bartës të listës zgjedhore të RDK-së janë: Rufi Osmani dhe Izet Zeqiri,

3.Në njësin numër 5 bartës të listës zgjedhore të RDK-së janë : Ardian Demiri dhe Artan Dika,

4.Në njësin numër 2 bartës i listës zgjedhore të RDK-së është: Xhezair Shaqiri, 

5.Në njësin numër 1 përpilimi i listës zgjedhore do të bëhet në afatin e paraparë ligjor pasiqë të përfundojnë edhe disa konsultime shtesë me disa personalitete me relevance publike.

6.Kuvendi Qendror obligoi Kryesinë e ngushtë të RDK-së që të harmonizon radhitjen në listat zgjedhore duke pasur në konsiderat profesionalitetin, ndershmërin, peshën elektorale dhe përfaqësimin gjithëpërfshirës teritorial.

Shërbimi për Informim - RDK