19Gusht2017

RDK fillon fushatën në Vienë

03.04.2014  - Ju njoftojmë se kryetari i RDK-së Rufi Osmani, anëtari i kryesisë qendrore Vesel Memedi dhe kandidati për deputet të diasporës Enver Osmani nga rradhët e RDK-së, më 05 prill e shtunë, në ora 16:00, do të mbajnë tubim në sallën Al-Andalus të Altmannsdorfer STR të Vienës.

 

Me këtë tubim do të filloj fushata zgjedhore e Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Rilindja Demokratike Kombëtare fton simpatizantët dhe diasporën shqiptare që të marrin pjesë në këtë tubim dhe të përkrahin Enver Osmanin për deputet i RDK-së nga diaspora.

Shërbimi për Informim – RDK