15Dhjetor2017

Rilindja Demokratike Kombëtare e fillon fuqishëm kampanjën në Kumanovë

07.04.2014 -Në një ambient madhështor, me një entuziazëm të paparë në prezencën e më shumë se 1 mijë simpatizantëvë të saj RDK filloi kampanjën e saj zgjedhore në Kumanovë. Në këtë eveniment promovues u promovuan kandidatët potencial për deputet të RDK-së në njësin zgjedhore 7,6,5,2 dhe 1.

Kryetari i RDK-së Rufi Osmani njëherit edhe bartës në njësin zgjedhore 6 argumentoi programin politikë të RDK-së duke potencuar se edhe në këto zgjedhje RDK është subjekti i vetëm shqiptarë që garon i pavarur pa ndikimin e pushtetit maqedon në aktivitetin e saj politikë. Kryetari Osmani rikujtoi kundërshtarët politikë të Bdi dhe Pdsh se sikur të kishin pranuar ofertën e RDK-së për kandidatë të përbashkët shqiptarë për kryetar shteti dhe listën e përbashkët të deputetëve shqiptarë sot shqiptarët do ishin në pozicion të përcaktonin fituesin në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Mospranimi i këtij propozimi që faktorizonte shqiptarët , sot i ka sjellë në pozitë të marionetave politike ndaj Vmro-dpmne si Bdi dhe Pdsh-në dhe në veçanti njerëzit udhëheqës të tyre. Kryetari i RDK-së argumentoi se situata politike dhe ekonomike në vend është e paqëndrushme në të gjitha drejtimet dhe në veçanti në lëmin e shkeljes drastike të demokracisë, shtetit juridik, falimentimit të financave publike dhe territ informativ mediatik që si pasojë ka shpërnglujen masive të shqiptarëve nga Maqedonia.

Faji për këtë kolaps të përgjithshëm në vend ka adresën e Bdi-së te shqiptarët dhe Vmro-dpmne te maqedonët dhe se ka ardhur koha që këto dy parti të lëshojnë fronin qeverisës . Objektivi i RDK-së në këto zgjedhje politike do të jet së paku grupi parlamentar potencoi kryetari Osmani.

Aspektet e programit ekonomik të RDK duke prezentu një analizë krahasimore me programin plagjiatur të Bdi si kopje e programit të Vmro-dpmne prezentoi kandidati për deputet prof.Izet Zeqiri. Prof. Zeqiri argumentoi bindshëm dështimin e Bdi në marjen e hises shqiptare në kulaçin fiskal dhe financiar dhe emërtoi diskriminimin ekonomik dhe investiv si diskriminimin më të rëndë që i është bërë popullit shqiptarë nga politikanët marioneta të Bdi-së.

Me një entuziazëm të paparë në konvent u prit ardhja surprizë e bartësist të listës në njësin 2 zotit Xhezair Shaqirit , alias komandat Hoxhës, personalitet ky emblematik i vitit 2001 dhe i persektuar nga Bdi-Pdsh për më shumë vite. Xhezair Shaqiri ndërmjet tjerave potencoi se është këtu që me mandatin e popullit të shumë vuajtur të rajonit të Karadakut të rehabiliton këto njerëz të sakrficës dhe të devalvon tandemin Ahmeti-Thaçi si persona që kanë tradhëtuar çëshjten shqiptare dhe që i kanë hy në hak popullit shqiptarë duke kriminalizuar mandatet politike që i kanë vjedhur nga shqiptarët me parat e tyre kriminale.

Në këtë konvent madhështore të pranishmive iu drejtuan edhe Artan Dika, Vesel Memedi, Gikten Haziri, Haxhere Mexhiti dhe Ardian Demiri.


Shërbimi për Informim - RDK

altalt