17Dhjetor2017

Pres Konferencë e Ardian Demirit- Bartës Liste në listën zgjedhore 5

07.04.2014 - Të nderuar qytetarë të Strugës dhe rrethinës,

Vota juaj për kandidatin e Bdi-s Ramiz Merko është vote për ta legjitimuar këtë deponi dhe pasojat që kjo deponi I shkakton qytetin të Strugës dhe të ardhmës së qytetarëve të saj.

E nisim fushatën sot me këtë konferencë për shtyp duke e zgjedhur këtë vend si vendi nga ku duhet tju themi dhe tju rikujtojmë qytetarëve të Strugës dhe rrethinës se njeriu I cili është përgjegjës I vetëm për vendosjen e kësaj deponie dhe njeriu I shumë veprave të tjera të këqija kundër interest të qytetarëve të Strugës sot bredh fshat në fshat ,qytet në qytet që të tregoj se cfarë ka bërë dhe cfarë do të bëjë në mandatin e tij të ardhshëm.

Në fakt ky njeri përveç se I solli shkatërrim qytetit të Strugës dhe qytetarëve të saj për 8 vite me rradh si kryetar I Komunës kulmin e së keqës dhe jo humanitetin e tij në raport me qytetin e Strugës e arriti me ndërtimin e dhe lejimin e kësaj deponie në zemër të qytetit të bukur turistik e cila tashmë është shëndrruar në një kancer të rrezikshëm për qytetin dhe rrethinën e saj.

Kjo deponi sot e kësaj dite rëndon mbi kurriz dhe pengon në zhvillimin ekonomik dhe turistik të Strugës si dhe paraqet një rrezik të lartë për shëndetin e gjeneratave që vijn pas nesh.

Shërbimi për Informim - RDK