19Gusht2017

Vota për listën e Thaçit në njësinë 5 është votë e humbur

10.04.2014 - Rilindja Demokratike Kombëtare – Dega në Strugë e sheh të nevojshme të tërheq vëmendjen e elektoratit të njësisë zgjedhore nr. 5 për rëndësinë e votimeve të 27 prillit. Kjo ditë e vetme përcakton fatin tonë për katër vitet e ardhshme, prandaj elektorati shqiptar duhet të bëjë zgjedhjen e duhur dhe të mos e djegë votën e tij.

Me zhvillimet e fundit në Strugë, tashmë është e qartë për këdo se, ndryshe nga tre vite më parë kur garonin katër parti politike shqiptare, aktualisht në njësinë nr. 5, përballë listës së BDI-së garon seriozisht vetëm lista e RDK-së. Jo vetëm elektorati i Strugës, por edhe ai i Dibrës, Dollnenit, Manastirit, Ohrit, Kërçovës, Prespës dhe Krushevës, duhet ta kuptojë se pa votat e Strugës, ku Zija Jonuzi nuk ka fare mbështetje, është teorikisht e pamundur që lista e nxjerrë nga Thaçi të jetë garuese serioze në këto zgjedhje.

Vota për Zija Jonuzin në njësinë 5 është votë e humbur. Bojkotimi i zgjedhjeve fuqizon partitë maqedone dhe partinë shqiptare, bashëpuntore të tyre në pushtet.

Ne ftojmë elektoratin shqiptar në Strugë, Dibër, Dollnen, Manastir, Ohër, Prespë, Kërçovë e Krushevë, që të mos e djegin votën e tyre për një kandidat që nuk ka as gjasa minimale për të fituar, por ta japin atë për listën e RDK-së dhe të bëhen pjesë e fitores së opozitës.

Shërbimi për Informim - RDK