14Dhjetor2017

Katër kërkesat e RDK-së nuk gjenden në programin e BDI-së

11.04.2014 - BDI nuk ka treguar gatishmëri të pranojë ofertën me katër kushte nga Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) për unifikimin e votës shqiptare. Por ajo qe është edhe më e keqja BDI këto projekte nuk i ka as në programin e vetë SI OBJEKTIVA SPECIFIKE i ka si projeket të derivuara e jo si projekte konkrete dhe me afate kohore per realizim.
Kushte janë:

1. Deri 30.06.2014 të miratohet Ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të UÇK-së, invalidëve të luftës dhe familjeve të tyre.
2. Deri 30.09.2014 ndryshon ligji i buxhetit me qëllim që të drejtat e shqiptarëve që votohen me votim të dyfishtë “badenter” – zërat e buxhetit për ato te drejta siç është arsimi, kultura, shkenca, muzetë, përmendoret, trashëgimia kulturore dhe investimet kapitale në këto sfera të sillen me “badenter”.
3. Deri 31.12.2014 të miratohet propozim ndryshimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
4. Deri 31.12.2015 të arrihet përfaqësimi i drejte dhe adekuat 25.17% të punësoni edhe 22.800 shqiptarë që të mos diskriminohemi nga 45 milion euro në vite në emër të pagave.

Shërbimi për Informim - RDK