18Nëntor2017

BDI në Gostivar detyron kandidaten për deputet të tërhiqet nga lista ose largim nga puna!

14.04.2014 - Presioni dhe shantazhet që bënë BDI dhe strukturat e saja të larta është çmenduri në vete dhe tejkalon çdo përmasë të logjikës dhe botës normale. Pas presioneve dhe shantazheve të mëdha që u bëhen votuesve që mos të dalin për zgjedhjet presidenciale, tani kanë filluar të bëjnë presion si asnjëherë më parë ndaj votuesve të rëndomtë që të votojn me çdo kusht BDI-në.

Çmenduria është edhe më e madhe kur presioni bëhet edhe ndaj vet kandidatëve në lista për deputet, ku përgjegjësi i shkollës fillore Kemal Ataturk, Qamil Ramadani është duke bë presion të paparë ndaj kandidates për deputet në listën e RDK-së Haxhere Mexhiti që të japi dorëheqje nga lista për deputet, ose në të kundërtën do të largohet nga puna edhe pse ka vendim në kohë të pacaktuar. Sipas përgjegjësit Qamil Ramadani, ky presion vjen direkt nga Komuna e Gostivarit, nga Nevzat Bejta që me çdo kusht kandidatja Haxhere Mexhiti të japi dorëheqje nga lista se përndryshe do të largohet nga puna.

Kërkojm nga organet shtetërore dhe institucionet ndërkombëtare që menjëherë të marrin masa për këtë presion të paparë nga ana e partisë në pushtet BDI sepse kjo është çmenduri që tejkalon logjikën e botës normale. Për këtë rast janë njoftuar të gjitha institucionet ndërkombëtare në vend dhe ambasadat e huaja.