19Gusht2017

Qeveria Bdi-Vmro-dpmne diskriminon Bashkësinë Islame dhe favorizon Kishën ortodokse maqedone

16.04.2014 - Në vazhdën e takimeve parazgjedhore të RDK-së në rajonin e komunës së Tetovës u prezentua platforma zgjedhore e RDK-së. Para të pranishmive kandidatit për deputet Izet Zeqiri prezentoi dështimet e shumëta të kësaj qeverie në shumë lëmi në dëm të popullit shqiptarë me thekst të veçant në dëshimet në alokimin e subvencioneve për bujqit dhe blegëtorë. Izet Zeqiri theksoi se nga 600 milion euro subvencione të shpërndara në emër të bujqëve dhe blegëtorëve në 8 vitet e kësaj qeverie shqiptarët kanë përfituar shuma minimale si pasojë e birokracisë së tepruar dhe korrupsionit institucional që e zbaton Agjencioni për financimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

E veçanta e këtij manipulimi qëndron në faktin që rritja e parave për ketë sektor shoqërohet me rritje të importit të produkteve ushqimore fakt ky që parashtron dilem të madhe se a arijn këto para te bujqit ose mos vallë përfundon në xhepat e zyrtarëve të korruptuar të kësaj qeverie. RDK nëse merr mandatin e popullit shqiptarë do të heton alokimin e plotë të këtyre parave publike dhe do të ndërton mekanizëm institucional për alokim zhvillimor dhe të drejtë të këtyre parave publike.

Kryetari i RDK-së Rufi Osmani theksoi se janë politikat e gabuara qeverisë Vmro-Bdi që nuk prekin vetëm marrëdhëniet ndëretnike por janë shumë të theksuara edhe në lëmin e diskriminimit fetar. Marrëdheniet ndërfetare mund të përmiresohen nëpërmjet barazimit juridik të të gjitha bashkësive fetare dhe në veçanti të Bashkësisë Islame me Kishën ortodokse maqedonase si bashkësi fetare që përfaqësojnë shumicën absolute të besimtarëve në Maqedoni.

Kjo barabarësi nënkupton kthimin e pronave të konfiskuara të Bashkësisë Islame nga ana e shtetit obligim ky i parealizuar deri më tash në më shumë se 90% të pronave të Bashkësis Islame. RDK e kanë prioritet kthimin e pronave të qytetarëve dhe të Bashkësisë Islame duke reviduar edhe ligjet në fuqi. Një kohësisht kjo qeveri ka mundësuar financimin selektiv direkt ose indirekt vetëm të KOM-it dhe dështimi i Bdi-së në këtë drejtim është historik. Krahas këtij dështimi të madhë është BDI, parti kjo që ka manipuluar me shumë përfaqësues të jetës fetare veprim ky që ka dëmtuar shumë autoritetin e zyrtarëve fetar në raport me qytetarët shqiptarë. Është momenti i fundit që poltika destruktive e Bdi-së të qëndroj largë Bashkësisë Islame dhe bashkësive tjera fetare përfundoi kryetari Osmani.


Shërbimi për Informim - RDK