22Shtator2017

Shefi i shtabit zgjedhor i RDK-së Vesel Memedi takoi ambasadorin e OSCE Ralf Breth

17.04.2014 - Shefi i shtabit zgjedhor i RDK-së Vesel Memed sot në zyrat e partisë takoi ambasadorin e OSBE, Ralf Breth.

Në këtë takim u bisedua për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare dhe u diskutua roli i Rilindjes Demokratike Kombëtare në këto zgjedhje në aspekt të realizimit realizimit demokratik të zgjedhjeve .

Vesel Memedi theksoi se RDK ka luajtur rol konstruktiv dhe do të vazhdojë me të njejtin rol edhe më tutje.

Në këtë takim u diskutua edhe për presionet e fundit ndaj kandidates së RDK për deputet Haxhere Mexhiti nga ana e e udheheqësve të komunës dhe përgjegjësit të shkollës dhe për shumë dukuri negative në kuptim të presioneve ndaj të punësurëve në arsim, administrat dhe ndaj bizneseve. 

Në veçanti janë të papranueshme presionet e shumëta që u bëhet rasteve sociale dhe afaristëve të pavarur nëpërmjet ndëshkimeve inspektuese dhe presioneve të tjera nga më të ndryshmet nga funkcionerët e Bdi-së.

Ambasadori I OSBE dha garancë se procesi zgjedhor do të ndiqet në të gjitha drejtimet dhe objektivisht do raportohet pran instantave përgjegjese.

Shërbimi për informim – RDK