14Dhjetor2017

Katastrofa ekonomike sociale e rajonit të Likovës e ka vulën e BDI-së !?

21.04.2014 - Në vazhdën e takimeve parazgjedhore të RDK-së në komunën e Kumanovës, Likovës dhe Studeniçanit u prezentua platforma zgjedhore nga Xhezair Shaqiri alias komandant Hoxha, Vesel Memdi, sekretari Izet Zeqiri, Fatri Saliu dhe kryetari Rufi Osmani. Në parakalimin në disa lagje të qytetit të Kumanovës përfaqësuesit e RDK-së u njoftuan me gjendjen e rëndë ekonomike-sociale në të cilën ndodhen shqiptarët e kësaj komune nga vitit 1990 deri më sot dhe për vazhdimin e diskriminimit të thellë infrastrukturor, ekonomik, social dhe arsimor edhe pse Bdi është në qeverisjen qendrore dhe lokale më shumë se 10 vjet.

Përfaqësusit e RDK-së në biseda direkte me qytetarët shqiptarë të Kumanovës shpalosën pjesë të programit ekonomik dhe social me theks të veçant në masat e qeverisë për zvoglimin e papunësisë, stimulimin e vetpunësimit, përkrahjen e sektorit të agrarit dhe ndërrmarjeve të vogla nëpërmjet lehtësive tatimore dhe kredive të buta nga fondacione të vendit dhe nga Bashkimi Europian.

Në tubimin qendror para qindra simpatizantëve të RDK-së në komunën e Likovës kandidati për deputet Xhezair Shaqiri alias komandant Hoxha argumentoi se është RDK struktura e vërtet kombëtare e cila ka në radhët e veta luftëtarët e vërtet, intelektualët e dëshmuar dhe njerëzit e nderit dhe fesë që do e nxjerin popullin shqiptarë nga ky xhehnem në të cilin e kanë futur qeverit e deritashme të Shkupit së bashku me partit shqiptare kukulla. Prioriteti i të gjitha prioriteteve për RDK-në do jetë miratimi i ligjit për ish ushtarët e UÇK-së dhe sigurimi i investimeve dhe punësimeve për rajonin e Likovës dhe Kumanovës përfundoi Xhezair Shaqiri. Sekretari gjeneral i RDK-së Izet Zeqiri argumentoi para të pranishmive dështimet e mëdha të Bdi-së në qeverisjen e deritashme dhe humbjen e qindra miliona eurove, para që i kanë humbur shqiptarët si investime dhe punësime si pasojë e një qeverisje inferiore dhe korruptive të Bdi-së.

Projektet që i këndon Rexhaili kandidati i Bdi-së nuk janë asgje tjetër veç një kopjim i premtimeve të parealizuara sepse Vmro-Bdi e kanë falimentuar buxhetin, ekonominë dhe popullin dhe kur keni faliment atëherë skeni para as për bukën e gojës e lëreme për projekte siç mashtrojn njerëzit e koruptuar të Bdi-së.

Kryetari Rufi Osmani potencoi se është këtu për të garantuar se RDK ka programin dhe kuadrot të cilët do rilindin kombin shqiptarë në ekonomi, punësime, investime, arsim dhe kulturë për ta bërë shqiptarin subjekt kyç vendimmarës në vendbanimet e Maqedonisë Shqiptare.

Shërbimi për Informim - RDK