23Gusht2017

Çegrani dhe Forina i thanë po programit të Rilindjes Kombëtare

23.04.2014 - Në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore karavani i RDK-së shpalosi programin zgjedhor të RDK-së para mijëra përkrahësve të Çegranit dhe Forinës. Në tubimin popullor programin e RDK-së e shpalosën deputet potencial Mirsada Emini Asani nga Çegrani dhe Abil Idrizi nga Forina. Kandidatët për deputet argumentuan se në mandatin e qeverisjes me komunën e Gostivarit nga RDK u investuan mbi 1 milion euro në këto dy lokalite të mëdhat dhe u punësuan mbi 70 persona në sektorë të ndryshëm komunal.

Doktoresha Mirsada Emini Asani dhe ekonomisti Abil Idrizi shpalosën pjesë të programit në lëmin e shendetësis, sferës sociale dhe në veçanti masat ekonomike dhe fiskale në drejtim të ndërtimit të një zone ekonomike në kampin Kosova ku do stimuloheshin investimet e disaporës shqiptare me kushte prefrenciale si alternativë e vetme për të punësuar të rinjët shqiptarë.

Kryetari i shtabit zgjedhor Vesel Memedi nxori në pahë përgaditjet për falsifikim të zgjedhjeve nëpërmjet manipulimit me dokumentet e identifikimit të mërgimtarëve për çka dega e Bdi si strukture e dëshmuar manipulative politike ka përvojë të veçant. Vesel Memedi apostrofoi involvimin e kryeshefit të polices së Tetovës në fushatën politike të Bdi si shkelje e rëndë ligjore në funksion të friksimit të votuesve dhe komisionerëve dhe ngjalljen e pasigurisë së përgjithëshme. Ai potencoi se nuk mjaftuan kërcnimet që BDI ua bëjnë shqiptarëve verbalisht por tash kanë filluar ti kërcënojnë edhe me letra të shkruara me postë me firmën e A.Ahmetit dhe me parat e shqiptarëve.

Sekretari i RDK-së Izet Zeqiri si përpilues i programit ekonomik të RDK u rekomandoi politikanëve të Bdi-së që të lexojn stenogramet e parlamentit të Shkupit ku do gjejnë me qindra projekte, ligje dhe amandamente që i ka propozuar RDK dhe do kuptojnë se dija dhe vizioni ekonomik dhe kombëtar për shqiptarët ka vulën e RDK-së.

Kryetari Rufi Osmani kërkoi përkrahjen e popullit shqiptarë që RDK të ketë së paku grupin paralmentar në mënyrë që të krijohet mekanizmi korigjues dhe parandalues për mbrojtje të interesit kombëtar dhe ekonomik të shqiptarëve nga qeveria e Shkupit pavarsisht vardisjeve të Bdi dhe Pdsh për të qenë pjesë e qeverisë së Vmro-dpmne-së pa asnjë standard dhe asnjë kusht. Cili është niveli i hipotekave të politikanëve të Bdi-së në raport me qeverinë e Vmro-dpmne flet heshtja e tyre mistike për aferat e fundit korruptive sepse personat që i kanë xhepat e mbushura me parat e vjedhura nga populli bëhen shurdhëmemec para padronëve të tyre maqedonas. Është koha e fundit që Këshilli për radiodifuzion të sankcionon mediumet nacionale dhe rajonale për diskriminin e rëndë mediatik që me tendencë ja bëjnë RDK-së përfundoi kryetari Osmani.

Shërbimi për Informim – RDK