15Dhjetor2017

Mirsada Emini – Asani u shit vetëm për një rrogë më të madhe

24.06.2014 - Çdo njeri e tregon veten në situata të caktuara dhe kur njeriu e ul veten aq poshtë sa të shitet për një rrogë më të madhe se rroga që merr nga puna e vet, atij njeriu nuk i mbetet më asnjë vlerë morale, intelektuale e as njerëzore, siç është rasti i Mirsada Emini - Asanit.

Mirsada tregoi se ka shumë fytyra. Fytyra e saj e parë është në nënshkrimin e vet, me të cilin ajo fillimisht deklaroi se heq dorë nga mandati i deputetit, fytyra e saj e dytë është tek shkelja e nënshkrimit të vet dhe shkuarja në parlament vetëm për një rrogë më të madhe … fytyrat tjera të saj pritet të shihen në vazhdim.

Njerëzit me shumë fytyra si Mirsada nuk i duhen RDK-së, prandaj RDK-ja e përjashtoi Mirsadën nga rradhët e saj duke e nxjerrë në shitje për ta blera partitë tjera. Mirsada tregoi se ka çmim shumë të ulët dhe shitet shumë lirë sepse nuk përfaqëson askënd, as votuesit e RDK-së, por vetëm nivelin e saj të ulët, atë të pesonave pa moral politik dhe pa dinjitet njerëzor.

Mirsada Emini do të mbahet mend për thënjen e saj infantile: ‘përse të mos e shkel edhe unë parlamentin, kur më jepet kjo mundësi!’ - deklaruar në Kuvendin e RDK-së - gjë që më së miri e tregon personalitetin e saj të pakarakter, dyfytyrësinë e paturpshme dhe grykësinë personale për të ndërruar bindjet e veta, sapo t’i ofrohet një rrogë më e madhe.

Shërbimi për Informim – RDK