22Nëntor2017

Urime Dita e Alfabetit Shqiptar

22.11.2014 - Urime Dita e Alfabetit Shqiptar,
 
Kongresi i Manastirit në të cilin u krijua alfabeti i gjuhës shqipe, ndikoi edhe në zhvillimet e rëndësishme për kombin shqiptar duke shërbyer në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe unitetit ndërmjet shqiptarëve.

Rruga e shkronjave tona të arta nuk ka qenë e lehtë por ne si popull ia kemi dale ti mbajmë në drejtimin e duhur, e sot të qëndisim me to urimet për këtë ditë.

Brez pas brezi kemi kënduar e shkruar në gjuhën tone të dashur dhe do të vazhdojmë ta pasurojmë me kujdes, pa ia prishur bukurinë.

Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, Urime 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit.

Këshilli i përkohshëm i RDK-së