15Dhjetor2017

Urime 28 Nëntori - Dita e Flamurit

27.11.2014 - Të nderuar shqiptarë,

Dita e flamurit kombëtar 28 Nëntori është kurorëzim i sakrificës dhe betejave të vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj me synim krijimin e shtetit shqiptarë në trojet etnike shqiptare.
 
Pikërisht falë kësaj sakrifice të madhe dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar më 28 Nëntor para 102 viteve në Vlorën historike i madhi i kombit Ismail Qemali me patriotët më të mëdhenj të kohës shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi kjo që u legjitimua ndërkombëtarisht në më pak se 50% të tokave shqiptare.
 
Fundvitet e shekullit të kaluar falë rezistencës kombëtare dhe mbi të gjitha falë vendimarrjes ndërkombëtare të favorshme për shqiptarët krijuan edhe shtetin e dytë shqiptarë Republikën e Kosovës.
 
Sot në këtë ditë të madhe për kombin dhe për pasardhësit tonë duhet të konstatojmë me objektivitetet se shqiptarët si komb vazhdojnë të jenë nën një betejë të vazhdueshme për të rikonfirmuar veten si anëtar respektabil në familjen e kombeve euro-atlantike. 
 
Sfidat e kombit shqiptarë janë sot po aq problematike dhe të rrezikshme si edhe një shekull e një vit më parë, kërkohet angazhimi të gjitha kapacitetve kombëtare në udhëheqjen e kombit në të gjitha tokat shqiptare që përvjetoret e radhës të mos jenë vetëm kujtime historike por edhe shpresë dhe ardhmëri më ë e ndritur për kombin shqiptarë.
 
Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tonë personal, urojm të gjithë shqiptarëve kudo që janë. 
 
GËZUAR FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR, LE TË JETË E PËRJETSHME SHQIPËRIA E PAVARUR !
 
Këshilli i përkohshëm i RDK-së