18Nëntor2017

RDK do të mbajë Kuvendin Qëndror

03.12.2014 - RDK do të mbajë Kuvendin Qëndror
 
Rilindja Demokratike Kombëtare do të mbajë Kuvendin Qëndror të partisë më datë 14.12.2014 dita e diel. Këtë vendim e solli Kryesia Qëndrore e partisë pas konsultimeve me të gjithë degët e partisë në nivel nacional. Kuvendi Qëndror i partisë do të mbahet në Gostivar.
 
Në këtë Kuvend Qëndror të partisë, si organ më i lartë partiak nëmes dy kongreseve, pritet të zgjidhet Kryesia e re, si dhe Kryesia e ngushtë e partisë, pas udhëheqjes gjashtë mujore të partisë nga Këshilli i përkohshëm. Kryesia e re dhe e ngushtë e partisë që do të zgjidhet në këtë Kuvend Qëndror do të jetë me mandat deri në mbatjen e Kongresit të rregullt të partisë që mbahet çdo katër vjet.
 
Me mbatjen e Kuvendit Qëndror  fillon edhe aktiviteti konkret i partisë pas moratoriumit gjashtë mujor për arsye që tani më janë të njohura për publikun në përgjithësi.
 
Zyra për informim e RDK-së
 
Këshilli i përkohshëm