14Dhjetor2017

Dr.Vesel Memedi zgjidhet kryetar i RDK-së

14.12.2014  - Dr.Vesel Memedi zgjidhet kryetar i RDK-së
 
Rilindja Demokratike Kombëtare zgjodhi Kryesinë e re partiake në Kuvendin Qëndrorë të partisë që u mbajtë në Gostivar. Në këtë Kuvend Qëndror të partisë morrën pjesë shumica dërmuese e antarëve të Kuvendit dhe me aklamacion zgjodhi Kryesinë e re partiake me mandat deri në Kongresin e rregullt të radhës të partisë. Në këtë Kuvend Qëndror me aklamacion u zgjodh edhe Kryesia e ngushtë e partisë, ku si Kryetar partie u zgjodh Vesel Memedi, për Sekretar gjeneral u zgjodh Zenun Ismaili, ndërsa për Nënkryetar partie u zgjodh Hamdi Saiti.
 
Zgjedhja e Kryesisë së re si dhe Kryesisë së ngushtë të partisë erdhi pas dorëheqjes së parevokueshme të Kryesisë
partiake paraprake, por që të gjith vazhdojnë të jenë pjesë përbërse e Kryesisë së re përshkak se misioni i Rilindjes Demokratike Kombëtare do të mund të eci përpara vetëm duke qenë sëbashku të gjith themeluesit e kësaj familje të vullnetit të mirë, Rilindja Demokratike Kombëtare.
 
 

Nominimin e Vesel Memedit  për Kryetar te RDK-se e arsyetoi Rufi Osmani kryetari i deritashem i RDK-së i cili ndermjet tjerash theksoi: “Kandidatura e Prof. Vesel Memedit është kandidatura më e qëlluar në një moment të vështirë politik në të cilin kalojn shqiptaret në Maqedoni dhe si një zgjedhje  e kontinuitetit në realizimin e misionit dhe idealit të Rilindjes Demokratike Kombëtare. Prof. Vesel Memedi është një nga themeluesit e Rilindjes Demokratike Kombëtare, personi që  pagëzoi këtë vullnet politik  të rilindasve shqiptarë të kohës tonë me tri shkronjat e arta (RDK). Vesel Memedi ka dhënë një kontribut të madh për ngritjen e Rilindjes Demokratike Kombëtare si këshilltar i dy mandateve në Këshillin e Komunës së Gostivarit  dhe si udhëheqës i shtabit qendror të RDK-së ne disa cikle zgjedhore. Ne kohëra të veshtira  duhen udhëheqës  ambicioz, të perkushtuar, sypatrembur dhe mendjendritur për ti çuar përpara proceset politike dhe kombëtare.  Një personalitet i  tillë ësht kryetari i ri i RDK-së Vesel Memedi i cili së bashku me Zenun Ismailin dhe Hamdi Saitin do jen udheheqesit e ri  në një kohë me plot sfida të cilat unë jam i bindur se do i menaxhojn me sukses duke patur përkrahjen e plotë të anëtarsisë së RDK-së,”  perfundoi  prof.Rufi Osmani.

 
Në fjalën e tij të rastit, Kryetari i sapozgjedhur Vesel Memedi theksoi me sa vijon: “Ndryshimi në lidershipin e Rilindjes Demokratike Kombëtare ndodh në një  kohë shumë të veshtirë dhe me shumë sfida kur skandalet  kriminale dhe korruptive të pushtetit aktual  nuk kan të ndalur. Ne  një kohë kur ‘bombat politike ’ plasin nga të gjtha anët e vendit dhe priten edhe shumë ‘bomba’ te tjera që do të diskreditojnë tërrësisht pushtetin aktual, në një kohë kur nuk është e qartë se kush është në pozitë dhe kush në opozitë, në një kohë kur populli ynë ndodhet para një udhëkryqi të madh, kur ekonomia e vendit është para një kolapsi të plotë, në një kohë kur papunësia dhe varfëria ka arritur nivelet më të larta ,në një kohë kur kemi një largim masiv të rinisë nga vendlindja, si dhe në një kohë kur besimi në politikë çdo ditë e më tepër zhduket. Me tej Kryetari Memedi vazhdoi: “ Ju betohem në Zot se këtë pozicion kurrë nuk e kam dashur ta pranojë, do të doja që ky pozicion ti takonte dikujt më i vyeshëm se unë. Por tani, në interes të partisë, që ky pozicion ka ra mbi supet e mia, ju jap garancë të fuqishme se nuk do tu iki aspak obligimeve menaxheriale dhe do të bëj gjithçka në kuadër të potencialit tim intelektual që ta kryj këtë detyrë në dobi dhe në funksion të realizimit të objektivave të programit të RDK-së. 
 
Kryetari Memedi e përfundoi fjalimin e tij duke theksuar: “Në këto kohëra të vështira obligohemi të marrim këto pergjegjesi të medha dhe do të përkushtojm çdo orvatje të trupit, mendjes dhe shpirtit tonë qe të ecim drejt sukseseve të reja të partisë. Në kryrjen e obligimeve tona, do të kërkojm ndihmë nga të gjith ju dhe do të ndjekim shembujt dhe përvojën tuaj. Me një kohezion të plotë në radhët tona dhe me një angazhim pa hile dhe në bashkëpunim me struktura tjera politike dhe kombëtare progresive jam i sigurt se RDK-ja do mer vendin e merituar në skenën politike shqiptare në Maqedoni ,” përfundoi Memedi.
 
Pas zgjedhjes së Kryetarit të partisë, Kuvendi Qëndror zgjodhi ekonomistin Zenun Ismailin për Sekretar Gjeneral dhe Nënkryetar të partisë Hamdi Saitin. Pozicionet tjerra udhëheqëse të RDK-së do të plotësohen në seancën e radhës të Kuvendit Qëndror. Pas zgjedhjes së Kryesisë së ngushtë u zgjodh  kryesia e re e RDK-së me këtë përbërje : Vesel Memedi, Rufi Osmani, Izet Zeqiri, Artan Dika, Fadil Zendeli, Zenun Ismaili, Hamdi Saiti, Ardian Demiri, Flamure Demiri-Kreci, Brikend Haziri, Saxhide Bilalli, Abil Idrizi, Nehat Farizi, Abdulla Azizi, Binas Pajaziti, Asim Beqiri, Ramadan Idrizi, Vigjilent Leka, Adil Xhambazi, Adnan Sejfullai, Sabahudin Imeri, Ismet Ferati, Gazmend Saiti dhe kryatarja e forumit rinor dhe kryetarja e shoqatës së gruas së RDK-së.
 
Kuvendi Qëndror apsolvoi edhe çështje të tjera në kuadër të rendit të ditës që kishin të bëjnë me plotësimin dhe zëvendësimin e vendeve të lira të krijuara nga antarët e Kuvendit Qëndror, përcaktimi i lartësisë së antarësisë dhe çështje të tjera me rëndësi për aktivitetin e RDK-së. 
 
Shërbimi për Informim - RDK
 
 
 
 altaltaltaltaltaltaltaltaltaltaltaltaltaltaltalt