14Dhjetor2017

RDK fton mobilizimin e gjithë diasporës shqiptare

22.12.2014 - Rilindja Demokratike Kombëtare konsideron diasporën shqiptare si pjesa më vitale e popullit shqiptar. Prezenca fizike e diasporës shqiptare në vendet e ndryshme perëndimore ka rezultuar në zhvillim dhe arritje të mëdha të kësaj pjese të kombit shqiptar nga Maqedonia që deri diku arrinë 60% e popullatës shqiptare që kanë migruar në këto vende të ndryshme të botës. Gjatë kësaj periudhe dekadash, bile edhe gjysëm shekulli, një pjesë e madhe e kësaj diaspore janë shkolluar dhe kanë arritur rezultate fenomenale në fushat e tyre përkatëse në shumë universitete të fuqishme ndërkombëtare.

RDK me përkulje dhe mirënjohje të lartë pranon se diaspora shqiptare ka bë një punë madhështore me ndihmat e mëdha finansiare gjatë luftës së Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe shumë momenteve tjerra të rëndësishme për mbijetesën e kombit shqiptar. Përskaj gjith kësaj sakrifice të madhe për kombin shqiptar, partitë politike shqiptare, sidomos në Maqedoni, kanë dështuar të gjitha pa përjashtim sepse kurrë nuk e kanë afruar këtë vitalitet të diasporës shqiptare që të japin edhe kontributin fizik dhe profesional duke u kyçur direkt ose indirekt në politikbërrje, rreth përpilimit të një strategjie më të fuqishme afatgjate për zhvillimin e kombit shqiptar në përgjithësi.

Duke patur parasysh se partitë politike shqiptare në Maqedoni vazhdojn të kryejnë veprimtarinë e tyre politike pa asnjë strategji as afatshkrute dhe as afatgjate, kërkesa e mobilizimit të diasporës shqiptare bëhet edhe më e rëndësishme dhe më imanente.

Përshkak të këtij lëshimi të madh që është bë deri më tani, Rilindja Demokratike Kombëtare hap dyert për të gjith njerëzit e vullnetit të mirë të diasporës shqiptare të japin edhe kontributin direkt apo indirekt në përpilimin e një strategjie afatgjate për rrugëtimin e mëtutjeshëm të kombit shqiptar në Maqedoni. RDK nuk kërkon në asnjë mënyrë që këta njerëz të jenë antarë të saj, por thjesht njerëz të vullnetit të mirë që dëshirojn të japin kontributin e tyre direkt ose indirekt, rreth përgaditjes së një strategjie të fuqishme afatgjate në rrugëtimin e mëtutjeshme të kombit shqiptar në Maqedoni, po pse jo edhe një pjesë e kësaj diaspore të kyqen edhe direkt në këtë rrugëtim tonin të përbashkët.

Rilindja Demokratike Kombëtare, sëbashku me interesent tjerrë të lëvizjeve të reja, është e gatshme të jetë zë i fuqishëm nëpërmes cilit diaspora shqiptare do të mund të japin kontributin e tyre direkt dhe indirekt në arritjen e këtij qëllimi madhor.

Shërbimi për Informim - RDK