14Dhjetor2017

Reformat në arsim nuk janë asgjë tjetër përpos arrogancë e shprehjes së fuqisë

12.01.2015 - Secili individ me një racio të shëndoshë do të theksonte se ‘reformat në arsim’ nuk janë asgjë tjetër përpos një eksperiment që nuk duhet lejuar. Ky konstatim është i drejtë sepse çdo lloj ‘reforme’ kërkon një analizë afatgjate shumë dimenzionale. Për këtë arsye, ky eksperiment arsimor jo vetëm që nuk është i shëndoshë, por në të njëjtën kohë është shndërruar në një arrogancë qeveritare politike në kurriz të vet arsimit në përgjithësi. Prandaj, kjo ‘reformë arsimore’ duhet tërhequr si propozim sepse tani më kjo reformë është gjithçka tjetër përpos ‘reformë arsimore.’

Me fjalën ‘reformë,’ logjikimi i shëndoshë nënkupton përmirësim ose ndërhyrje në ate se çka është gabim, e korruptuar, ose jo e kënaqëshme. Ky mendim i shëndoshë nënkupton se reforma është shumë afër revolucionit, rishikim i gabimeve të mëdha serioze. Duke u nisur nga ky konstatim i mendimit të shëndoshë atëherë le të kuptosh se nuk guxojm të bëjm eksperimente, sidomos me arsimin.

Për të argumentuar më mirë qëndrimin se bëhet fjalë për ‘reforma eksperimentale’ do të duhet të koncentrohemi te qëllimi i reformave apo ‘motivi’ për të sjellë reforma në arsim. Cili është motivi për të reformuar arsimin, sidomos arsimin e lartë? Deri më tani institucionet shtetërore publikisht kanë theksuar se motivi kryesor dhe i vetëm i reformave në arsim është ‘cilësia.’ Atëherë parashtrohet pyetja, a thua vallë se mund të rritet cilësia në arsimin e lartë nëpërmes këtyre reformave që propozohen?

Së pari, është e palogjikshme të bëhen reforma rrënjësore në arsim mbrenda një muaji. Çdo reformë rrënjësore kërkon një analizë të fuqishme shumë dimenzionale nga të gjith institucionet e duhura që kanë interes direkt në reformat e arsimit. Shprehur retorikisht, a thua vallë për këtë analizë të thellë shumë dimenzionale janë kyçur të gjith aktorët kryesorë në këtë reformë arsimore? Së dyti, si mund të trajtojm këtë proces dhe produkt në të njëjtën kohë si reformë të fuqishme arsimore kur nuk janë konsultuar universitetet, profesorët, studentët, prindërit, sektori i biznesit, dhe shumë institucione tjerra të rëndësishme që kanë interes direkt ose indirekt në arsimin në përgjithësi? Me një fjalë, ky injorim i të gjith këtyre institucioneve të fuqishme na jep të konkludojm se nuk bëhet fjalë për asgjë tjetër përpos një eksperiment arsimor sepse nuk është e logjikshme që qeveria të luaj rolin e gjith këtyre institucioneve të lartëpërmendura. Nëse qeveria e Maqedonisë sinqerisht është e interesuar për cilësinë e arsimit, atëherë duhet të ndërmerren masa të nevojshme që direkt janë të lidhura me cilësinë në arsimin e lartë.

Cilësia në arsimin e lartë do të përmirrësohej dukshëm nëse sinqerisht ndërmerren masa të duhura në (mos)akreditimin e shumë fakulteteve dhe universiteteve shtetërore dhe private. Cilësia do të përmirrësohej dukshëm nëse sinqerisht ndërmerren masa të duhura në rekrutimin (jo)adekuat të kuadrit arsimorë, dhe jo partizan partiakë. Cilësia do të përmirësohej dukshëm nëse sinqerisht ndërmerren masa të duhura për stopimin e disperzimit masiv të fakulteteve dhe programeve studimore në çdo qytet të vendit, që ka sjellë në universitete masive popullore ku secili nxënës i shkollave të mesme patjetër të bëhet edhe student. Dhe gjithashtu, cilësia e arsimit të lartë do të përmirësohej dukshëm nëse sinqerisht ndërmerren masa të duhura për numrin masiv të aplikantëve që gjatë konkurseve tejkalojn edhe 100% e maturantëve të shkollave të mesme, si dhe kthimin e pranimit pranues që ka sjellë në këtë masovitet të studentëve. Përderisa nuk ndërmerren këto masa të sinqerta, atëherë me të drejtë mund të konkludohet se nuk bëhet fjalë për asgjë tjetër përpos eksperiment me arsimin në përgjithësi. Thënë shkurt, provimi shtetërorë në vitin e dytë dhe në vitin e katërt asnjëherë nuk mund të ris cilësinë, por vetëm do të ris kontrollin ndaj institucioneve arsimore, kuadrit arsimor dhe vet studentëve. 

Logjikimi i shëndoshë pranon se për çdo debat të sinqertë kërkohet njëfar koncesioni nga të dyja palët, dhe ne jemi të gatshëm të pranojm këtë koncesion. Sipas mendimit tonë, do të ishte në rregull të pranojm që në fund të studimeve të ketë provim shtetëror. Por, vetëm për studentët që dëshirojn të kyçen në sektorin publik, apo në administratën shtetërore. Është e palogjikshme të pranojm se provimit shtetëror duhet ti nënshtrohen dy herë studenti që dëshiron të kyçet vetëm në sektorin privat. Ose është e palogjikshme të pranojm se provimit shtetëror duhet ti nënshtrohen dy here edhe ato student që dëshiron të vazhdoj studimet jasht shtetit. Çfar mesazhi do t’u përcillet universiteteve të huaja kur të ndëgjojn se shteti nuk ka besim tek universitetet e veta? 

Sipas mendimit tonë, e gjith kjo zhurmë e panevojshme nuk është asgjë tjetër përpos shprehje të fuqisë arrogante dhe politikë nga ana e pushtetit që ska asgjë të bëj me arsimin. Reformat në fjalë duhet tërhequr menjëherë sepse e gjith kjo zhurmë tani më ka shkaktuar një dëm të madh për arsimin duke përçarë akademinë, studentët, universitetet dhe shoqërinë në përgjithësi. Kjo ndarje e madhe do të ketë pasoja të rënda afatgjate jo vetëm për arsimin, por edhe për shoqërinë tonë në përgjithësi.

Vesel Memedi, Kryetar i RDK-së,