15Dhjetor2017

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi takoi ambasadorin Kroat Z. Kramariç

14.01.2015 - Kryetari i RDK-së Vesel Memedi i shoqëruar nga nënkryetari Hamdi Saiti, realizuan takim me ambasadorin Kroat në vend Z. Zlatko Kramariç në Ambasadën e Kroacisë në Shkup. 
Ky takim është edhe fillimi i takimeve të shumta që janë caktuar të realizohen mbrenda këtij muaji nëmes Kryetarit të RDK-së Vesel Memedi me diplomat të huaj në vend me qëllim të njoftimit me Kryesinë e re të ngushtë të partisë, programit, si dhe ofrimit të ideve të ndryshme për tejkalimin e shumë problemeve në vend.
Në takim me ambasadorin Kroat Z. Kramariç, Kryetari Memedi sëpari uroi ambasadorin Kroat për zgjedhjet e reja presidenciale dhe fitoren e parë historike të një femre për president shteti të Kroacisë. 
 
Kryetari Memedi njoftoi rreth ndryshimeve të fundit në kreun e RDK-së dhe ecurinë e mëtutjeshme të partisë në një periudhë mjaft delikate për shoqërinë në vend dhe më gjërë. Kryetari Memedi njoftoi ambasadorin rreth interesimit për një bashkpunim të sinqertë të RDK-së me iniciativat e reja që paraqiten në skenën politike të vendit, dhe tani më janë bë disa takime joformale, ku interesimi për një bashkëpunim është pranuar edhe nga iniciativat në fjalë, dhe se vetëm pritet edhe zyrtarizimi i lëvizjeve të reja që të nënshkruhet edhe një marrëveshje zyrtare. 
 
Kryetari Memedi gjithashtu shkëmbeu disa mendime me ambasadorin Kroat Z. Kramariç rreth reformave në arsim, ndryshimeve kushtetuese në vend, zgjidhja e çështjes së emrit të vendit, gjendjen e vështirë e mediave në vend, dhe shumë tema tjerra mjaft aktuale në vend dhe në përgjithësi.
 
Ambasadori Kroat Z. Kramariç uroi Kryetarin Memedi për postin e ri dhe uroi që ekipi i ri i RDK-së të vazhdojë edhe më tutje të japi kontributin e tij rreth rregullimit dhe organizimit shoqëror të vendit drejt aspiratave për antarësimin e vendit në BE dhe në NATO. 
 
Ambasadori Kroat konfirmoi edhe njëherë se RDK do të vazhdoj të ketë një mik të sinqertë në shtetin Kroat dhe ambasadën Kroate në vend për një periudhë të gjatë kohore.  
 
Shërbimi për Informim -RDK