22Shtator2017

RDK përkrah çdo lëvizje kundër ndotjes së ajrit në Tetovë

16.01.2015 - Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se ndotja alarmante e ajrit në Tetovë nga ana e pushtetit nëpërmes Jugohromit kërkon reagimin më të ashpër të të gjith njerëzve pavarsisht proviniencës politike sepse dëmtimi i shëndetit nuk njeh kush nga vjen. Për këtë arsye, RDK si një organizim politik shoqëror njofton të gjith lëvizjet dhe organizatat joqeveritare se do të përkrahi fuqishëm cdo organizim human rreth mbrotjes nga ndotja e ajrit nëpërmes Jugohromit.

RDK deri më tani ka përkrahur cdo iniciativë të organizuar për mbylljen e ndotësit më të madh të ajrit në Tetovë – Jugohromit, mirëpo duke mos dashur t’u bëj dëm organizatorëve për ndonjë politizim të mundëshëm, ka patur kujdes që mos të involvohet direkt në të gjitha këto organizime të shoqërisë civile në përgjithësi. Mirëpo, duke parë se gjendja e ndotjes së ajrit përkeqësohet edhe më shumë, atëherë jemi të detyruar që publikisht të japim përkrahjen maksimale në drejtim të arritjes së qëllimit – stopimit të ndotjes së ajrit nga ana e Jugohromit.

Edhe pse ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë nga organizimet tjerra politike të ndërmarrin një hap të njejtë, por sërisht do të duhet të bashkohemi të gjith bashk sepse alarmi i ndezur nuk pyet kush se çka është. Ne si RDK publikisht u themi të gjith organizimeve të shoqërisë civile se keni përkrahjen tonë maksimale dhe kurdo që të shihni të arsyeshme të organizohemi rreth këtij alarmi, ne do të ju përgjigjemi shumë seriozisht dhe fuqishëm ftesës suaj.

Shërbimi për informim - RDK