15Dhjetor2017

Kryetari Vesel Memedi takoi ambasadorin hungarez Dr. Jozsef Bencze

22.01.2015 - Në vazhdën e takimeve me diplomat të huaj në vend, Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, i shoqëruar nga Sekretari i partisë Zenun Ismaili, takoi ambasadorin hungarez Dr. Jozsef Bencze si dhe zëvendës ambasadorin z. Gyula Somogyi në rezidencën e ambasadorit në Shkup.

Në këtë takim, Kryetari Memedi dhe Sekretari Ismaili informuan ambasadorin z. Bencze rreth ndryshimeve të reja në RDK, konsistencës në realizimin e platformës, si dhe shumë çështje tjerra mjaft të rëndësishme për përmirësimin e jetesës së qytetarëve në vend.

Në këtë takim, Kryetari Memedi diskutoi rreth idesë së RDK-së që para 4 vitesh, rreth formimit të një qeverie teknike si një parakusht i patjetërrsueshëm për të mbyll këtë kaptinë të stagnimit të vendit, dhe fillimin e një kaptine të re, drejt aspiratave auroatlantike. Kryetari Memedi theksoi se kjo ide dikur injorohej nga të gjith aktorët politik, ndërsa sot është përditshmërri në vokabularin e partive të ndryshme në vend, dhe së fundmi edhe të diplomatëve të huaj me relevancë të fuqishme. Qeveria teknike, theksoi Memedi, do të ketë guxim dhe fuqi të zgjidh problemin me emrin me Greqinë, si kusht për mosantarsimin e vendit në strukturat euroatlantike, dhe do të ketë kapacitet më të fuqishëm që për herë të parë të organizoj zgjedhje të lira dhe demokratike, diçka që i ka munguar vendit për një periudhë të gjatë kohore.
 
Kryetari Memedi theksoi se nëse nuk ndërmerren masa të duhura sa më shpejt që është e mundëshme, atëherë gjasat për probleme të mbrendshme në vend dita ditës do të rriten në masë të konsiderueshme. Akumulumimi i frustracioneve dhe problemeve që sado që mund të duken sipërfaqësore, shumë shpejt mund të sjellin në një katarzë që vështirë se mund të stopohet. 
 
Kryetari Memedi gjithashtu theksoi se Maqedonia është një vend shumë i vogël për t'u zhvilluar ekonomikisht sa duhet, prandaj ndoshta Hungaria dhe 3 shtetet tjerra që përbëjn Grupacionin e Vishegradit, të ofrojn përvojën e tyre për formimin e një Grupacioni të ngjajshëm në Ballkanin perëndimor me qëllim që këto shtete të përgaditen sa më shpejt dhe fuqishëm për bashkangjitjen në Bashkimin Europjan. 
 
Gjatë bisedës mjaft të sinqertë, Kryetari Vesel Memedi foli edhe rreth reformave në arsim, bashkpunimit me iniciativat e reja që paraqiten në skenë, ndryshimet që mund të ndodhin në skenën politike greke, dhe shumë tema tjerra që vazhdojn të jenë aktuale për publikun vendas dhe më gjërë.
 
Ambasadori hungarez z. Bencze falënderoi Kryetarin Memedi për vizitën dhe premtoi se shumë shpejt do të kthej vizitën në selinë e RDK-së. Ambasadori theksoi se Hungaria gjithmonë ka përkrahur vendin dhe do të vazhdoj edhe më tutje të bëjë të njejtën gjë, në rrugëtimin e saj drejt familjes së Bashkimit Europjan.
 
Shërbimi për informim - RDK