14Dhjetor2017

Qeveria e Maqedonisë duhet të pranon kërkesat e punonjësve arsimor

23.01.2015 - Rilindja Demokratike Kombëtare përkrah fuqishëm grevën e punonjësve arsimor në shkollat fillore dhe të mesme që organizohet nga ana e Sindikatit Arsimor për Shkencë dhe Kulturë (SASHK). Nëpërmes kësaj përkrahje publike RDK bënë publike qëndrimet e saja politike se greva është metoda e fundit që kishin në disponimin arsimtarët për të manifestuar pakënaqësinë me politikat ndëshkuese dhe degraduese që Ministria e Arsimit dhe qeveria e vendit zbatojnë ndaj arsimit në vend.

Kërkesat e punëtorëve për rritje të pagave është në tërrësi në harmoni me marrëveshjen kolektive, dokument ky i harmonizuar pas negociatava të gjata në mes të Sindikatës dhe Ministrisë së Arsimit dhe që janë obligative për tu zbatuar nga qeveria e vendit. Është kjo qeveri që mban përgjegjësinë për mosrritjen e pagave të arsimtarëve për 10% para dy vitesh, pasojë kjo që me të drejtë efektuoi në vitin 2015 kërkesën për rritjen e pagës për 25% si pasojë e rritjes së çmimeve dhe uljes drastike të fuqisë blerëse të pagës së punonjësve të arsimit në vazhdimësi.

Kërkesa e sindikatit të arsimit që lidhet me eliminimin e masave ndëshkimore si pasojë e zbatimit të testimit ekstern, testim ky sa konjuktural aq edhe joprofesional dhe që në esencë nënvlerëson punën njëvjeçare të arsimtarëve dhe të nxënësve është kërkesë për kthimin e dinjitetit dhe krenarisë së arsimtarëve.Se sa janë të paqëndrushme kuazi reformat në arsimin fillor dhe të mesëm argumenton edhe fakti se përkundër faktit që mbahet ditari elektronik obligohen arsimtarët të mbajnë edhe ditarin e shkruar manuelisht, fakt ky që punëtorët e arsimit i ka shndërruar në administrator me orarë pune pa kufi duke i larguar nga misioni i shenjtë i mësimdhënies dhe mësimnxënies. 

Shprehja e pakënaqësisë dhe manifestimi i kërkesave nëpërmjet grevës është e drejtë e garantuar me konventat ndërkombëtare të së drejtës së lirisë së shprehjes dhe të drejtës së punës, dhe sot në Maqedoni kjo e drejtë kërcënohet në menyrë të paturpshme nga pushteti Bdi-Vmro dhe nga inspektorët e shumtë të kësaj qeverie. 

Rilindja Demokratike Kombëtare rekomandon Sindikatën e arsimit dhe punonjësit e arsimit që të qëndrojn stoikisht në kërkesat e tyre të drejta dhe se si model tu shërbejn protestat e gazetarëve që së fundi efektuan lirimin e një gazetari që padrejtësisht u dënua me vendim politik nga gjykata politike e kësaj qeverie. Bazuar në argumenetet e mësipërme, RDK është e bindur se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë tepër e rëndë në të cilën ndodhet arsimi publik, arsimtarët dhe nxënësit është pranimi pa kusht i kërkesave të arsimtarëve si parakusht për ndërprerjen e grevës dhe rikthimin e procesit të arsimit në binarët normal. 

Shërbimi për informim – RDK,