19Gusht2017

Kosova meriton më shumë

28.01.2015 - Kosova deri më tani ka dhënë dëshmi dhe prova të fuqishme të mbijetesës, sakrificës dhe kapacitetit për të qeverisur me shtetin në të gjitha drejtimet. Kjo dëshmi tani më është bë argument i fuqishëm për pranimin e pavarsimit të Republikës së Kosovës nga mbi 100 shtete botërore. Për këtë arsye, Kosova meriton shumë më shumë nga e gjith ajo që u prezentua nga të gjith aktorët të përfshirë në ndodhitë e fundit në Kosovë.

Shprehja e mendimit të lirë nëpërmes protestës është akti më i lartë i lirisë së shprehjes, dhe për këtë Kosova ka dhënë prova të mjaftueshme për të dëshmu këtë vlerë të lartë universale. Mirëpo, ajo që ndodhi dje në Kosovë e ka vë në sprovë kapacitetin e shtetit për këtë vlerë të madhe universale. Kosova ka kapacitet, dhe këtë e ka dëshmuar shumë herë deri më tani, për të treguar maturi më të madhe në mbrotje të kësaj vlere universale të demokracisë – lirisë së të shprehurit.

Në të njëjtën kohë, dëmtimi i pronave publike dhe atyre private nga cili do qoft, është akt i shëmtuar dhe duhet dënuar si të tillë. Në mbrotje të këtyre pronave është paguar një çmim i madh në të kaluarën, prandaj nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë dëmtimi i këtyre pronave që trajtohen si të shenjta për Kosovën. Liria për të protestuar nuk mund të shndërrohet në shkatrim të pronës që është mbrojtur me gjak në të kaluarën. Kosova meriton më shumë se kaq.

Kosovë, mos lejoni që dikushi të kënaqet me at që i ndodh Kosovës. Kosova ka kapacitet edhe të respektoj lirinë e protestës, edhe të mbroj pronat e veta nga dëmtues të ndryshëm. Kosova meriton më shumë.

Shërbimi për Informim - RDK