23Gusht2017

Izet Zeqiri: Kjo qeveri duhet të dorëhiqet

02.12.2015 - Rehabilitimi i plagëve të para të marra që kanë reperkusione të gjëra në masë dhe votues, Gruevski dhe VMRO DPMNE tenton ti zbut apo shërojë duke lëshuar pe për reforma dhe projekte tashmë të kundërshtuara nga qytetarët me aq forcë. Që ndoshta kjo ka qenë edhe strategji e kësaj Qeverie që me aq arrogancë edhe i imponoi dhe i votoi. Tani, duke lëshuar pe, dëshirojnë të tregohen kooperues vetëm e vetëm për ta ruajtur stabilitetin e votuesve të saj”, theksoi Zeqiri.

Në çdo shoqëri demokratike, skandalet e kësaj natyre rezultojnë me dorëheqje të Qeverisë, ndërsa fatkeqësisht - te ne dëshmohet jodemokracia, me çka pushteti I plagosur shumë rëndë vazhdon të udhëheqë duke kalkuluar dhe në kompromise me opozitën vetëm e vetëm të mos publikohen skandalet e paralajmëruara. Qytetarët meritojnë ta dinë të vërtetën, ata kërkojnë që të dalë në shesh gjithçka, duke filluar nga falsifikimi i votave të cilën e ka paralajmëruar opozita, mënyra e qeverisjes korruptive dhe më shumë skandale, të dalin në pah koalicionet dhe marrëveshjet konspirative që kanë qenë në dëm të opsioneve të reja dhe në dëm të të gjithë qytetarëve. Zeqiri sugjeron që zgjedhjet e reja të mund të mbahen pas gjashtë muaj ose më së voni, pas një viti, atëherë kur të pastrohej Lista Votuese, të realizohej Regjistrimi i Popullsisë, si dhe të krijohej ambient demokratik me media të pavarura.

“Gjithsesi se do të ketë zgjedhje të reja, por paraprakisht duhet të shpalosen të gjitha kërcënimet e paralajmëruar që qytetarët të informohen me qeverisjen e deritashme dhe pastaj të formohet qeveri teknike, e cila do të krijojë një frymë demokratike me media të pavarura, të bëhet Regjistrimi i Popullsisë, të bëhet pastrimi i Listës Votuese dhe në një periudhe nga 6 muaj deri në një vit, të shkohet në zgjedhje fer dhe të lira. Vlerësoj se pa media të lira, pa gjyqësor të pavarur dhe pa respektimin e ndarjes së pushteteve, ne nuk mund të presim se do të kemi demokraci funksionale dhe zgjedhje të lira”, shprehet Zeqiri.

“Në këtë situatë, BDI duhet të jetë më vendosur dhe e para të heq dorë nga pjesëmarrja në këtë qeveri, sepse u dëshmua se ka qenë pjesë e qeverisjes së kontrolluar dhe të përgjuar - që në fakt paraqet shantazh në të gjitha procesit qeverisëse. Këtë nuk e meritojnë votuesit shqiptarë që përfaqësuesit në këtë mënyrë të kenë qenë të shantazhuar. Sepse fundja, edhe BDI përfaqësohet në sektorët e sigurisë, ku përveç zyrtarët e saj, janë përgjuar edhe qytetarë të shumtë. Dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi”, potencoi Zeqiri.

Shërbimi për Informim - RDK