23Gusht2017

Promovimet e rrejshme të investimeve kapitale nga udhëheqësia aktuale e Gositvarit

28.05.2013 - Në vazhdën e promovimeve të rrjeshme në kuader të një menaxhmenti manipulative, dje Nevzat Bejta  me ekipin e tij  promovoi sërisht fillimin e puneve në trotuaret e rrugës regjionale Forinë – Çegran.

E vërteta të cilën e dinë qytetarët e këtyre dy fshtarave është se këtë investim dhe asfaltimin  e rrugës Forinë – Çegran qe përfundoi vitin e kaluar së bashku me rrugën Çegran- Tumçevisht që duhet të realizohet këtë vit i siguroi kryetari i komunës Rufi Osmani.

Këto investime kapitale që së bashku tejkalojnë 600 mijë euro u siguruan nga fondet financiare të Bankës Botërore falë punës shumë të suksesshme menaxheriale dhe përpilimit cilësor të projekteve nga zyra e projekteve në mandatin e udheheqësisë paraprake të komunës.

 Për informim objektiv të opinionit publik rikujtojmë se aplikimi për trotuaret Forinë – Çegran  ështe bërë në muajin  shkurt  të vitit 2012 si dhe fillimi i punimeve në këtë trotuar filloi në nëntor  të  vitit 2012. Për shkak të kushteve klimaterike jo të mira u vendos në koordinim me mbykqirësit e Bankës Botërore dhe të realizuesit të punëve firmës “Beton”,  që vazhdimi i punëve të realizohet gjatë vitit 2013. 

Pra nuk bëhet  fjalë për fillim të punëve  siç pretendohet të manipulohet opinioni publik por për vazhdim të një projekti që filloi në vitin 2012 për të cilin projekt, fondet financiare u siguruan nga komuna e Gostivarit  nën udhëheqjen e Rufi Osmanit.

Një praktikë e këtill e përvetësimit të meritave të udheheqësisë paraprake tashmë është bërë traditë në fillimin e mandatit të Nevzat Bejtës si në këtë rast edhe në rastin e furnizimit të pajimeve motorike për Ndërmarrjen Publike Komunale, pjesë e të cilave u promovua para disa javësh.

Këto pajime dhe pajimet që pritet të kompletohen në fillim të qershorit financohen  nga Banka Botërore në vlerë prej 500 mijë euro në kuadër të kredit prej  1 milion euro. Pjesa e mbetur prej 500 mijë euro i adresohet ndriçimit publik të qytetit dhe rikosntruimit të rrjetit të ujësjejllësit në fshatin Debresh. Edhe ky kredit shumë i volitshëm u sigurua si rezultat i menaxhimit shumë të suksesshëm fiskal të komunës nën udheheqjen e kryetarit Rufi Osmani.

RDK - Dega Gostivar

altalt