14Dhjetor2017

Në një vend ku gjykatat janë kukulla të qeverisë, makiavelistët janë të paprekshëm

16.01.2014 - Aktpadia e ngritur nga Rufi Osmani ndaj Nevzat Bejtës në esence synonte të ballafqon këtë makiavelist dhe gebelsian të papërsëritshëm me drejtësinë dhe ti jep mundësi gjykatës që të disciplinon këtë shpifës ordiner. Aktakuza në fjalë u ngrit pasiqë i pandehuri Nevzat Bejta pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në prill 2013 në disa raste pati deklaruar citoj:

’’Rufi Osmani në dy muajt e fundit në funksion të kampanjës së tij zgjedhore ka harxhuar 1,2 milion euro në mënyrë joligjore nga buxheti i komunës’’ përfundim i citatit.

Aktakuza e ngritur synonte të demaskoj këtë shpifje të rëndë dhe tërësisht të paargumentuar sepse të gjitha pagesat e kryera nga buxheti i komunës së Gostivarit në mandatin qeverisës 2009-2013 dhe në veçanti në periudhën janar-mars 2013 ishin të bazuara në ligjet në fuqi, në vendimet e Këshillit komunal  duke respektuar në tërësi të gjitha procedurat e ligjit për furnizime publike dhe ligjit për buxhet.

Nëpërmjet aktpadisë kryetari Rufi Osmani argumentoi bindshëm se nuk është keqpërdorur asnjë euro për kampanjën zgjedhore të RDK-së për zgjedhjet lokale 2013 dhe se të gjitha pagesat e bëra bazohen në dokumentacion valid kontabël dhe juridik. Në argumentim të kësaj aksiome matematikore u ofruan si dëshmi raporti financiar i RDK-së për zgjedhjet lokala 2013, u kërkua të dëshmonin përgjgjësit e buxhetit Shiret dhe Sadri Elezi dhe përgjegjësja e furnizimeve publike Ditmire Shehu dhe u kërkua që shpifësi (N.Bejta) të argumenton akuzën e bërë. Shpifësi në fjalë me asnjë dëshmi materiale dhe verbale nuk argumentoi shipfjen e bërë në seancë gjyqësore sepse dëshmi të tilla nuk ekzistojn në realitet me përjashtim të halucinacioneve dhe shpifjeve që i prodhon në kokën e tij.        

Gjykatësi kukull me identitet ‘’NN’’ i emëruar nga BDI si dhëndër i një gjykatësi (prokurori) ekstremist i BDI-së në instancat më të larta gjyqësore nuk kërkoi argumentimin e shpifjes së N.Bejtës por i dha kahje tjetër seancës gjyqësore dhe solli një vednim skandaloz, me të cilin vendim stimulon këtë dhe shumë shpifës të tjerë të BDI-së të vazhdojnë me shipje-akuza të pabaza duke mos mbajtur përgjegjësi për fjalën publike dhe për dëmin që i bëjnë autoruitetit të personave që pa të drejtë i akuzojnë.

Se në Maqedoni janë instaluar standarde të dyfishta në raste kur padisin pushtetarët dhe për të njëjtit janë të akuazuar mjafton të analizohet vendimi i gjykatës themelore në Shkup e cila pranoi padin e Nikolla Gruevskit për shpifje ndja Tito Petkovskit dhe të dytin e dënoi me 10 mijë euro, ndërsa në rastin e padisë që bëri Rufi Osmani gjykatësi miratoi vendim të kundërtë duke amnestuar shpifësin (N.Bejtën).

Ideja bazë e kësaj padie dhe padive të tjera që ngriti kryetari RDK-së ishte dhënia mundësi sistemit gjyqësor të detyron këto pushtetar të papërgjegjshëm të mbajnë llogari për fjalën publike dhe të mos akuzojn pa bazë qytetarët sepse sipas kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të gjithë qytatarët janë formalisht të barabartë.

Në një vend ku mbizotron, krimi, korrupsioni, anti-vlera, partizimi ekstrem dhe ku të gjitha institucionet së bashku me gjykatat janë të kapura për fyti nga qeveria vendimet e kësaj natyre janë vendime normale sepse çdo vendim tjetër do ishte jo normal për një vend si Maqedonia ku vlejnë rregullat dhe ligjet e xhunglës afrikane .

Shërbimi për Informim - RDK