14Dhjetor2017

Uniteti politik shqiptarë nuk ndërtohet me Lazar Elenoskin si përfaqësues i BDI-së

10.04.2014 - Në vazhdën e aktiviteteve të ngjeshura parazgjedhore kandidatët për deputet të RDK-së vizituan njërin nga bastionet më të mëdha fshatin Çegran. Në fjalimin e tijë para qindra përkrahësve kryetari Rufi Osmani duke adresuar kritika të ashpra ndaj klanit mafioz Vmro-Bdi hudhi posht kuazi tezat e Bdi-së se kush përçan votën shqiptare. Është kjo garnitur udhëheqëse e Bdi-së që filloi dhe nuk përfundoi krijimin e strukturave të saja politike në Strumicë, Shtip, Zhirovnicë dhe vendbanime të pastra maqedone, me sa duket e kanë haruar këtë aktivitet multietnik.

Është po Bdi, që ofendoi rëndë intelegjencën shqiptare duke zgjedhur Lazar Elenoskin si maqedon ambasador në Bruksel. Është po kjo Bdi e cila me votat e maqedonëve, maxhupëve, hajdutëve dhe kurupsionin e paparë mposhti vullnetin politikë të popullit shqiptarë në zgjedhjet lokale 2013 në shumë komuna shqiptare. Është po kjo parti që lejoi sjellen e Car Dushanit në Shkup në emër të pajtimit historik me serbët. Është po kjo parti që i propozoi Vmro-dpmn, Lazar Elenoskin dhe Sergjan Kerimin si të ashtuquajtur ‘’president konsensual’’. Është po kjo udhëheqësi e Bdi-së që në Europë kandidon person pa kredibilitet dhe kandidat që mori më 2011 vetëm 400 vota.

Disapora shqiptare kërkon që udhëheqësia e Bdi të viziton diasporën dhe tu jep llogari për dhjetëra miliona euro para që ia dhanë kësaj strukture dhe që nuk bënë asgjë në dobi të disaporës shqiptare.

Është pikërisht RDK-ja që bëri propozimin publik për kandidatët të përbashkët shqiptarë për president dhe për list të përbashkët të deputetëve shqiptar, propozim ky që u injorua me preteksin që në demokraci ka garë politike, por në esencë ky propozim kur nuk u diskutua seriozisht nga frika mos u hidhërohet partneri i tyre politikë Vmro-dpmne, partner të cilin tashmë e kanë hidhëruar me lojën naive të presidentit të njëanshëm.

Është koha e fundit që kjo parti-Bdi të ndërpret me manipulimin propagandistik sepse uniteti komunist që ato e kërkojnë është unitet falso dhe unitet për më shumë mandate që janë në funksion të kriminalizimit të mëtejmë të përfaqësimit të popullit shqiptarë dhe nuk është në dobi të popullit shqiptarë përfundoi kryetari i RDK-së Rufi Osmani.

Ju e shihni se si qeveris BDI-ja, unë jam këshilltar në komunën e Gostivarit dhe ju deshmoj se zullumi i kësaj garniture është i jashtëzakonshëm duke diskriminuar vendbanimet shqiptare në Gostivar ku i humben zgjedhjet në Gostivar. Është Koha për ti thënë stop diskriminimit të shqiptarëve nga vet shqiptarët, theksoi Vesel Memedi, shef i shtabit zgjedhor të RDK-së.

Fjalim mbajti edhe sekretari i RDK-së Izet Zeqiri i cili potencoi se diskriminimi ekonomik që u bëhet shqiptarëve nga paaftësia e BDI-së është jashtzakonisht e lartë dhe manifeston paaftësinë menaxheriale të ministrave dhe deputetëve të BDI-së. Nëse RDK-ja e merr mandatin e shqiptarëve do ta ndalon këtë diskriminim.

Shërbimi për Informim - RDK

altaltaltaltaltaltaltaltaltalt