15Dhjetor2017

kon3

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) mbajti konventën promovuese në Gostivar

kon325.09.2017 - Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) mbajti konventën promovuese në teatrin e hapur në Gostivar ku u bë promovimi i kandidatëve për kryetar komune dhe listës së këshilltarëve për Komunën e Gostivarit, Dibrës, Kumanovës dhe Çairit. Në këtë eveniment madhështorë morën pjesë kryetarët e këtij koalicioni Vesel Memedi nga RDK, dhe Gëzim Ostreni nga UNITETI. Në të njëjtën kohë, duhet përmendur se këtë eveniment e nderoi edhe prezenca e Ministrit të Pushtetit Lokal z. Suhejl Fazliu.

Në fjalën e tij të rastit, njëri nga partnerët e koalicionit, Vesel Memedi, theksoi se “shqiptarët ndodhen para sfidave të mëdha të ballafaqimit kundër projekteve antikombëtare dhe antifetare, që përgatiten nga kuzhina të ndryshme. Ballafaqimi me këto forca kërkon mobilizim, sepse ideologjia dhe filozofia e tyre është mjaft destruktive. Këto forca, theksoi Vesel Memedi, nuk na lejnë rehat, por duhet të kuptojnë se edhe ne nuk i lejmë rehat kurrë, dhe sa më shpejt të kuptojnë këtë aq më të shëndetshëm do të jenë. Ne nuk dorëzohemi asnjëherë, theksoi Memedi. Kryetari Memedi theksoi gjithashtu se Gostivari është në pëngmarrje që 20 vite nga disa persona, dhe tani tentohet jo vetëm që kjo pengmarrje të vazhdoj, por kjo stafetë e pengmarrjes ti jepet dikujt tjetër, por kjo nuk do të ndodh kurrë. Qytetarët e Gostivarit do të çlirohen nga kjo pengmarrje me votimin e personifikimit më të mirë të gjeneratës së re, djalin e dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të Gostivarit, Shpat Iseinin. Në fund të fjalimit të tij, kryetari Memedi theksoi se nuk mund të votohet dikush që dërgon fëmijët e vet në universitetet botërore, ndërsa fëmijët tjerë i dërgon të vriten për vota, nuk mund të votohet ai që garon për Gostivarin, ndërsa vet jeton me familjen në Shkup, dhe nuk mund të votohet ai që herë kandidohet e herë tërhiqet nga kandidatura.”

kon6

Fjalimi integral i kanidatit për kryetar të Komunës së Gostivarit Shpat Iseini të mbajtur në konventën promovuese në Gostivar

kon625.09.2017 - Të nderuar qytetar të Gostivarit dhe rrethinës. Më lejoni të Ju përshëndes përzemërsisht,dhe të Ju uroj një fillim të mbarë të zgjedhjeve lokale. 

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë. Këto ditë do të keni rastin të njiheni me të përzgjedhurit partiak që ju ofrojnë juve si kandidat më të mirë të mundshëm për kryetar komune,dhe me list të kandidatëve më të mirë për këshilltar komunal, që do ju ofrojnë edhe programet e tyre për të udhëhequr me komunën e Gostivarit.
Disa të rinjë të Gostivarit më ofruan që bashkarisht ti nisemi sfidës për kandidim për kryetar të komunës së Gostivarit, i falënderoj përzemërsisht ata, si dhe dy partitë politike që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI), që mbështetën kandidimin tim si dhe të zonjës Luljeta Aziri, femra e parë si bartëse e listës.Më lejoni që ti përshëndes përzemërsisht të gjith aktivistët besnik të RDK-së dhe UNITETI-t që do jenë bartës të aktivitetit për të kërkuar votën tuaj për mua, Shpat Isenin, sepse ata mendojnë se unë jam më i miri. Unë nuk mendoj për veten se jam më i miri, por shoqëria dhe ekipi im, kam bindjen se janë më të mirët nga të gjitha ekipet që kanë kandidatët tjerë. Kur them se është ekipi më i mirë kam fakte se asnjëri nga ekipi im nuk është i njohur në Gostivar si përfitues politik që ka kaluar shumë parti, nuk kemi në ekip njerëz që janë të përfolur për krim të organizuar. Nuk kemi njerëz që kanë bërë lojëra në emër të kombit dhe fesë, dhe nuk kemi njerëz që janë ofru paraprakisht me pazare. Janë njerëz që ia duan të mirrën vetes, familjes së vet, kombit të vet, dhe gjith qytetarëve të Gostivarit me rrethinë.

Sonte nuk do të ju lodhi me programin e partisë për udhëheqjen e Gostivarit, sepse ajo është çështje ekspertësh, që janë mundu deri në imtësira të analizojnë nevojat e qytetarëve, dhe të identifikojnë të gjitha dobësitë e zhvillimit normal të një komune, siç është komuna e Gostivarit me të gjitha resurset, pasuritë natyrore, dhe mundësitë e shfrytëzimit të tyre, për një jetë dinjitoze të qytetarit,sepse ky popull, brez pas brezi asnjëherë nuk arriti ti shtrin këmbët rehat në shtëpinë e vet, me familjen e vet, gjithmonëiu shkoj jeta në mërgim,në krejt ish Jugosllavinë në Evropë, Amerikë,Kanada dhe Australi.

shpatinfo

E vërteta ma lehtësoi shpirtin!

shpatinfo19.09.2017 - Pse i besova Qani hoxhës dhe rrallë kuj tjetër?!

Kur e lexova postimin e fundit të Artan Dikës mu kujtua gjith gëzimi, elani, dëshira, lodhja që kishim bërrë bashkarisht me gjith kryesinë dhe anëtarët e kryesisë të RDK-së për ta mbajtur gjallë RDK-në, dhe për ta bë një parti kombëtare dhe fituese, edhe pas dorrëheqjes së ish-kryetarit. Kur e përfundova leximin e postimit të fundit të Artan Dikës, mu rikujtua hoxha i respektuar Qani Bafqari dhe fjalët e tij, apo këshillat e tij që më pati thënë në një rast, “Shpati, mos u ngut. Mos i merr gjërat si të vërteta, të gatshme. Dëgjoj të gjithë, por vepro me gjakftohtësi. Këta njerëz, këta intelektual, këta persona që paraqiten para opinionit si shumë të mëdhenj, shumë patriota, dashamirë të kombit dhe fesë në krye me hoxhallarët, dinë të ngrisin dikend lartë në qiell për një çast, për interesat e tyre, ose në maje të plepit, por në moment kur nuk ju pëlqen, ose nuk shkon sipas qejfit të tyre, janë të gatshëm të hudhin gurrë e dru, dhe të të përplasin përtokë pa mëshirë, qoft djalë dëshmori, apo edhe fëmijë profeti. Unë, bërra shumë për këta njerëz sidomos për çlirimin e Kosovës, por më së tepërmi u lodha me njerëzit e afërt, të familjes, të gjakut, duke i bindur se ai që ka vendos të merret me çështje kombëtare dhe fetare duhet të harron se do të jetë i dashur, i respektuar, apo do të fiton moralisht dhe materialisht. Thjesht, duhet të përgatitesh për një luftë speciale, me njerëz të prishur, me njerëz të cilët popullatës shqiptare, për fat të keq, të bardhën ia prezentojnë si të zezë, dhe të zezën ia bëjn të bardhë. Ti je i ri, fati deshti që u rrite jetim, babai yt u vra në ngjarjet e përgjakshme të Gostivarit më 1997, andaj ki kujdes, se nga këto ngjarrje të gjith do të përfitojnë, do të bëjnë emër, karrierë, pasuri morale dhe materiale, kurse ti do të paguajsh një çmim shumë të rëndë.”

Luljeta Aziri bartëse e listës për këshillin e komunës së Gostivarit të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët

15.09.2017 - Koalicioni Aleanca për Shqiptarët në përbërrje të RDK dhe UNITETI, për bartëse të listës për këshillin e komunës së Gostivarit, për herë të parë do të jetë një femër, Luljeta Aziri, e cila me aklamacion u pranua nga organet më të larta të dy subjekteve respektive.

 

Luljeta Aziri është pedagoge e jashtëzakonshme që ka nxjerr gjenerata të tërrë të nxënësve në Gostivar, e edukuar me një klasë të lartë nga prindi dhe mësuesi Xhafer Gashi, dhe ka nda jetën si bashkëshorte me kontribusin më të madh të sektorit civil në Gostivar dhe më gjërë, Lulzim Aziri. Profesoresha Luljeta Aziri do të udhëheq një listë të këshilltarëve që dominojnë gjenerata e re, dhe në këtë mënyrë do të japin një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e jetës së qytetarëve në komunën e Gostivarit, me qëllim që rinia mos të na largohet nga vatrat shekullore. Në vijim ju paraqesim një pjesë të kësaj gjenerate që do ta shoqërojnë profesoreshën e nderuar Luljeta Aziri.