15Dhjetor2017

alxha3

Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) prezentuan platformën zgjedhore para banorëve të Lagjes Xhamixhid, Tërnovë, Sërmnovë, Llakavicë dhe Turçan i vogël

alxha303.10.2017 - RDK dhe Uniteti që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët prezentuan platformën zgjedhore para banorëve të Lagjes Xhamixhit të Gostivarit, si dhe para banorëve të fshatrave Tërnovë, Sërmnovë, Llakavicë dhe Turçan i Vogël. Të pranishmëve iu drejtua kryetari i RDK-së Vesel Memedi, kandidati për kryetar komune të Gostivarit Shpat Iseini, bartësja e listës znj. Luljeta Aziri, si dhe këshilltarët që vijnë nga këto pjesë të komunës së Gostivarit.

Kryetari Vesel Memedi para të pranishmëve theksoi se shtyllat e kombit dhe fesë janë atje ku dushmanët sulmojnë më shumë. Nëse dëshironi ti identifikoni njerëzit e kombit dhe të fesë, atëherë shihni se kush sulmohet më shumë, dhe do të kuptoni se kush janë ata figura. Sipas Memedit, duhet njerëz dhe institucione të na përfaqësojnë denjësisht përndryshe zhduket gjithçka. Njerëzit që përkëdhelen dhe nuk sulmohen, janë njerëzit e dushmanëve të kombit dhe fesë, prandaj njerëzit që sulmohen duhet mbrotjur jo për hatër, por përshkak të parimeve, drejtësisë, dhe të vërtetës, që besojnë vet njerëzit. Në këtë rrugëtim, theksoi Memedi, aspak nuk është e rëndësishme a do jemi vetëm, me 100, 1.000, me 10.000, apo edhe më shumë njerëz, kurr nuk do të përulemi dhe devijojmë nga kjo rrugë. Drejtësia dhe e vërteta do të dominoj varësisht nga përkushtimi jonë ndaj tyre, përfundoi kryetari Memedi.

albanj2

Fshati Forinë dhe Banjica ishin stacionet e radhës të koalicionit Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI)

albanj230.09.2017 - RDK dhe UNITETI që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët bënë hapjen solemne të shtabeve nw fshatin Forinë dhe Banjicës së poshtme, ku para banorëve u prezentua platforma zgjedhore. Të pranishëm ishin kryetari Vesel Memedi, Ministri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu, bartësja e listës Luljeta Aziri, si dhe këshilltarët që vijn nga këto fshatra Valdet Veliu, Nuran Ibrahimi, si dhe Jasin Halili, të cilët iu drejtuan të pranishmëve.

 

Kryetari Vesel Memedi iu drejtua të pranishmëve me një mesazh mjaft domethënës duke theksuar se përskaj mungesës së hartimit të një strategjie afatgjate të zhvillimit të kombit shqiptarë, edhe nga Shqipëria dhe Kosova, ne duhet të bëjmë maksimumin të hartojmë një strategji sa nuk është vonë. Ne mund të jemi të vegjël, theksoi kryetari Memedi, por për ne nuk ka dilemë se interes kombëtarë është të kujdesemi për rininë, dhe ne këtë e kemi dëshmuar më së miri duke kandiduar më të riun kryetar komune, Shpat Iseinin, djalin e dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të Gostivarit të vitit 1997. Kujdesi ndaj rinisë është interes vital kombëtarë, sepse në të kundërtën shkatrrohet gjithçka, njashtu siqë janë shkatrruar gjenerata më e vjetër, dhe janë duke na gëlltit edhe neve. Populli shqiptarë ka njerëz të mirë, por politikanët e vjetër nuk i lejojnë të vijnë në shprehje, duke përdorë metoda manipulimi dhe spiunimi për të akuzuar gjeneratën e re për të gjitha të këqijat që vet në jetë i kanë bë, ndërsa akuzojnë të rinjt për të njëjtat. Rinia duhet ti luftoj këta njerëz, kurrë të mos dorëzohet, sepse këta njerëz nuk janë të paarritshëm dhe të paprekshëm. E kaluara e tyre do ti fundosi njëherë e përgjithmonë, sepse e kaluara na ndjek hap pas hapi, përfundoi kryetari Memedi.

22007830 1575202835833946 7768517054392000733 n

Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) hapi shtabin zgjedhor në fshatin Çegran

22007830 1575202835833946 7768517054392000733 n29.09.2017- RDK dhe UNITETI, që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët mbrëmë vazhduan me takimet me qytetarët e Komunës së Gostivarit, ku në radhë ishte hapja e shtabit në fshatin Çegran. Hapjen zyrtarisht të shtabit e nderuan kryetari Vesel Memedi, kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Shpat Iseini, bartësja e listës znj. Luljeta Aziri, si dhe këshilltarët që vijnë nga ky fshat Adnan Sinani si dhe Mahir Azizi, të cilët i përshëndetën të pranishmit.

Kryetari Vesel Memedi i përshëndeti të pranishmit duke theksuar se drejtësia dhe e vërteta është betejë jetësore, dhe përderisa njerëzit më të mëdhenj se ne, kanë paguar çmim të rëndë për këtë betejë, atëherë ne nuk jemi askushi për të vazhduar këtë rrugë të drejtësisë dhe të vërtetës. Në këtë rrugëtim tonin, theksoi kryetari Memedi, jemi ballafaquar me sulme, ofendime, dhe kritika të ashpëra, por asgjë nuk na ndalon për ta thënë të vërtetën. Ne mund të jemi të vegjël, por kemi trondit skenën politike, dhe do të vazhdojmë edhe më tutje ta bëjmë të njëjtën gjë, pavarsisht sa fenomene dhe figura publike do të zbardhen dhe demaskohen në periudhën që vjen. Ne kemi tërheq një kashtë, dhe a do të dalin 36, 360, apo 3600 kashta, për këtë le të kujdesen ata që i kanë mbajt të lidhura këto kashta, prindërit e tyre apo edhe stërgjyshit e tyre. Pavarsisht kostos, ne do ta themi të vërtetën se këta kandidat që garojnë për Gostivarin, janë në gjendje të bashkëpunojnë edhe me dreqin, rregullisht takohen natën njëri me tjetrin për të luftuar Shpatin, do ta themi të vërtetën gjithashtu, se këta njerëz janë kandidatët më të pasur shqiptarë, që rrumbullaksohet me miliona euro, e gjitha në kurriz të popullit shqiptarë, dhe ne do të luftojmë deri në fund për ta zbardh të vërtetën se kush është kundër djalit të dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të Gostivarit të vitit 1997, Shpat Iseinit, për të demaskuar veprimtarinë politike 20 vjeçare, të çdo figure publike, theksoi nëmes tjerash kryetari Vesel Memedi.

aldeb3

Hapja e shtabit në fshatin Debresh stacioni i radhës i Aleancës për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI)

aldeb328.09.2017 - Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI), vazhdojnë me takimet e radhës të hapjes zyrtare të shtabeve, ku në rend ishte fshati Debresh. Në këtë takim me qytetarët, prezent ishin kryetari i RDK-së Vesel Memedi, Ministri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu, kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit Shpat Iseini, bartësja e listës znj. Luljeta Aziri, si dhe këshilltari që vin nga ky fshat, Enis Elezi, të cilët iu drejtuan banorëve të fshatit Debresh.

Kryetari Vesel Memedi para debreshasve theksoi se populli shqiptar ka qenë dhe vazhdon të bombardohet me informata që servohen nga grupacione të ndryshme, por pse jo edhe sisteme të ndryshme, me qëllim që sjelljet dhe veprimet tona të ndikohen nga këto informata. Në drejtim të kësaj, theksoi Memedi, kundërshtarët e popullit shqiptar gjithmonë kur kan dasht të manipulojnë me shqiptarët, gjithmonë kanë krijuar politikan dhe figura publike që kanë qenë të rrezikshëm për shtetin nëpërmes veprimeve apo retorikës nacionaliste. Këto grupe njerëzish, qoft edhe vet sistemi, ka njohur mirë mentalitetin e shqiptarëve se i duan politikanët që janë të rrezikshëm për shtetin. Sipas Memedit, ky është momenti kur duhet të thuhet e vërteta për të gjith këto maska dhe manipulime që e kanë mbajt peng jo vetëm Gostivarin, por tërrë popullin shqiptarë në përgjithësi. Këto skema mentale që janë krijuar nga informata të servuara nga tjerët, duhet të përfundojnë njëherë e përgjithmonë, dhe kjo e vërtetë do të thuhet nëpërmes djalit të dëshmorit të ngjarjeve tragjike të vitit 1997, Shpat Iseini, sepse duam apo nuk duam, stagnimi apo zhvillimi i Gostivarit vazhdon edhe më tutje të varet nga e vërteta për këtë ngjarje, dhe shumë ngjarje tjera, që sot e kësaj dite nuk e dijm të vërtetën, përfundoi kryetari Vesel Memedi.

alcajl1

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) hapi shtabin zgjedhor në fsh. Çajlë

alcajl127.09.2017 - Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) mbrëmë hapi shtabin zgjedhor në fshatin Çajlë të Gostivarit, ku edhe zyrtarisht nisi kampanjën zgjedhore për Gostivarin me slloganin E vërteta, për Gostivarin. Në hapjen e shtabit zgjedhor të pranishëm ishin kryetari Vesel Memedi, kandidati për Komunën e Gostivarit, djali i dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të vitit 1997, Shpat Iseini, si dhe bartësja e listës znj. Luljeta Aziri. Të pranishëm ishin edhe kandidatët për këshilltarë që vijn nga ky fshat, Avni Elezi, Muhamed Selimi, si dhe Hamza Jonuzi.

Kryetari Vesel Memedi iu drejtua bashkëvendasve të vet me një mesazh të hapur dhe të qartë rreth vendimit për të kandiduar djalin e dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të vitit 1997, Shpat Iseini. Kryetari Memedi ilustroi kandidimin e Shpatit, me tentimet për pajtim nëmes shqiptarëve dhe serbëve kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, se pajtimi do të ndodh atëherë kur do të bëhet publike e vërteta për Kosovën dhe Serbinë. Nëse nuk do të bëhet publike e vërteta, atëherë nuk mund të ketë pajtim nëmes këtyre dy vendeve, por e vërteta mund të bëhet publike edhe në heshtje, nëpërmes publikimit të kandidatëve, varësisht se kush afrohet dhe kush largohet nga kandidati, ashtu do të kuptohet e vërteta, dhe vetëm atëherë do të mund të ndodh pajtimi, theksoi kryetari Memedi. Sipas Memedit, njerëzit që janë afër Shpatit, janë njerëzit që e duan të vërtetën dhe dëshirojnë që e vërteta të bëhet publike, ndërsa njerëzit që largohen nga Shpati, dëshirojnë që ta mbulojnë të vërtetën dhe mos të bëhet publike. Duam apo nuk duam, historiku i Gostivarit fillon me 1997, dhe vetëm me zbulimin e kësaj ngjarrje tragjike, Gostivari do të mund të çlirohet nga kjo pengmarrje, dhe do të mund të zhvillohet lirshëm, përfundoi kryetari Memedi.

Më shumë artikuj...