22Nëntor2017

E vërteta ma lehtësoi shpirtin!

shpatinfoshpatinfo19.09.2017 - Pse i besova Qani hoxhës dhe rrallë kuj tjetër?!

Kur e lexova postimin e fundit të Artan Dikës mu kujtua gjith gëzimi, elani, dëshira, lodhja që kishim bërrë bashkarisht me gjith kryesinë dhe anëtarët e kryesisë të RDK-së për ta mbajtur gjallë RDK-në, dhe për ta bë një parti kombëtare dhe fituese, edhe pas dorrëheqjes së ish-kryetarit. Kur e përfundova leximin e postimit të fundit të Artan Dikës, mu rikujtua hoxha i respektuar Qani Bafqari dhe fjalët e tij, apo këshillat e tij që më pati thënë në një rast, “Shpati, mos u ngut. Mos i merr gjërat si të vërteta, të gatshme. Dëgjoj të gjithë, por vepro me gjakftohtësi. Këta njerëz, këta intelektual, këta persona që paraqiten para opinionit si shumë të mëdhenj, shumë patriota, dashamirë të kombit dhe fesë në krye me hoxhallarët, dinë të ngrisin dikend lartë në qiell për një çast, për interesat e tyre, ose në maje të plepit, por në moment kur nuk ju pëlqen, ose nuk shkon sipas qejfit të tyre, janë të gatshëm të hudhin gurrë e dru, dhe të të përplasin përtokë pa mëshirë, qoft djalë dëshmori, apo edhe fëmijë profeti. Unë, bërra shumë për këta njerëz sidomos për çlirimin e Kosovës, por më së tepërmi u lodha me njerëzit e afërt, të familjes, të gjakut, duke i bindur se ai që ka vendos të merret me çështje kombëtare dhe fetare duhet të harron se do të jetë i dashur, i respektuar, apo do të fiton moralisht dhe materialisht. Thjesht, duhet të përgatitesh për një luftë speciale, me njerëz të prishur, me njerëz të cilët popullatës shqiptare, për fat të keq, të bardhën ia prezentojnë si të zezë, dhe të zezën ia bëjn të bardhë. Ti je i ri, fati deshti që u rrite jetim, babai yt u vra në ngjarjet e përgjakshme të Gostivarit më 1997, andaj ki kujdes, se nga këto ngjarrje të gjith do të përfitojnë, do të bëjnë emër, karrierë, pasuri morale dhe materiale, kurse ti do të paguajsh një çmim shumë të rëndë.”

Në atë kohë kur Qani hoxha mi tha këto fjalë dhe këta këshilla, unë isha shumë më i ri, dhe tua them të drejtën, nuk e kisha kuptuar thellsinë e mesazhit që më kishte përcjellur. Por, me kalimin e kohës, me rrjedhat e ngjarrjeve, sidomos, me përçarrjet që ndodhën në RDK, deri në momëntin e fundit kurr lexova të vërtetën e ngjarrjeve dhe përçarrjeve mbrenda RDK-së, kuptova peshën dhe thellësinë e atyre fjalëve që mi kishte thënë Qani hoxha. Por, në të njëjtën kohë, mu kujtua edhe vendimi familjar, që gjatë varrimit të babait tim në vitin 1997, kur unë i kisha vetëm 5 vjet, të mos ketë as fjalime politike, as reklamim hoxhallarësh, por e gjith ceremonia mortore në vitin 1997 iu besua Qani hoxhës. Tani kujtohem si ishte e mundur që mbi 40 veta anëtarë të kuvendit qëndrorë të RDK-së, të bien viktimë e një mashtrimi, dhe të hasmërrohemi mes veti, saqë shpesh mendoja si është e mundur që këta njerëz të kthehen kundër Vesel Memedit, ta urrejn aq tepër, njashtu sikur edhe gjith neve që mbetëm besnik udhëheqjes së Vesel Memedit. Shfrytëzojë rastin që Artan Dikën ta falënderoj publikisht për plasimin e kësaj të vërtete, edhe pse në raport me kryetarin aktual të RDK-së, nuk më pëlqeu me ofendimet aq të ulëta ndaj tij.

Më erdhi mirë që bindjet e mia si kandidat i mundshëm për kryetar të komunës së Gostivarit, se do të zhvilloj një luftë për bashkim të të gjitha forcave të sinqerta, dhe të gjith individëve të cilët në një mënyrë ose tjetër, janë veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare dhe asaj fetare, shumë më herrët, duke bashkëvepruar me të gjith veprimtarët e herrshëm të çështjes kombëtare nga Kosova dhe më gjërë. Isha i bindur, dhe këtë bindje dëshiroj ta ndajë me të gjith qytetarët e Gostivarit dhe më gjërë, se lufta për Gostivarin duhet të jetë lufta e së vërtetës, dhe se këtë luftë mund ta fitojnë vetëm ata të cilët në bagazhin e tyre, apo në të kaluarën e tyre, janë dëshmuar si të drejtë, të sinqertë, trima, dhe njerëz të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka në të mirë të kombit dhe të fesë. Isha i bindur, se lufta me rrena, manipulime, keqpërdorime, dhe përfitime personale nuk të dërgon askundi, dhe këtë dilemë ma fshiu nga mendja Artan Dika, me pranimin e së vërtetës të ndodhive në RDK, dhe u ndjeva borxhli që t’iu drejtohem edhe publikisht të gjith ish kuvendarëve të RDK-së dhe anëtarsisë së RDK-së, kthehuni në shtëpinë tuaj dhe ejani të punojmë bashkarisht në të mirën e kësaj partie që të mundemi bashkarisht të punojmë edhe në të mirën e të gjith qytetarëve të Gostivarit dhe rrethinës. E vërteta na bashkon dhe na largon hasmërritë ndaj njëri-tjetrit, kurse e pavërteta na fut në konflikte të panevojshme, në urrejtje familjare dhe kombëtare, deri në vëlla-vrasje. Nga e pavërteta përfitojnë vetëm matrapazët, dilenxhit, hajdutët, dhe njerëzit e zhytur në krim, të cilët në momentin që e shohin veten në rrezik dhe të përmbytur nga dallgët e trazuara, dëshirojnë që ti përmbysin të gjith udhëtarët mbrenda anijes.

Pse i besova Qani hoxhës?
Nga burime të shumëta kuptova se askënd nuk e kishte tradhëtuar gjatë tërrë jetës së tij, askënd nuk e kishte mashtruar apo keqpërdorë, por të gjithëve iu kishte bë mirë. Shumica dërmuese e hoxhallarëve të Gostivarit, e dëshmojnë me gojën e vet, se nga Qani hoxha nuk kanë pa asgjë të keqe, por vetëm të mira. Nga shumica e veprimtarëve të çështjes kombëtare, kisha dëgjuar që flisnin vetëm për të mirë, kurse nga goja e qëllimkëqinjëve për Qani hoxhën dilnin vetëm fjalë të këqija, shpifje dhe rrena, dhe kuptova pse Qani hoxha ishte larguar nga muftinia e Gostivarit, dhe i kishte lënë hoxhallarët dhe patriotët e rrejshëm të bëjnë dasëm pa nusen. Tani e kuptoj se lufta për të vërtetën nuk është e lehtë, por është shumë e rëndë, dhe para meje u shtrua një dilemë shumë e madhe, të largohem nga lufta për të vërtetën, të mbyllem në shtëpi, dhe të lejoj manipulatorët, hajdutët, dhe rrenacakët të përfitojnë personalisht në emër të kombit dhe të fesë, apo të qëndroj pranë Vesel Memedit, dhe bashk me disa bashkëmendimtarë të vazhdojmë luftën deri në fund, pa pyetur për çmimin që mund të na kushtoj. Kjo e dyta më pëlqeu më së tepërmi për një arsye. Nga e vërteta, nëse ikin të afërtit, të përkrahin fuqimisht të largëtit. Nëse humb një mik, shok, apo një anëtarë të familjes, do të fitojsh një ushtri të tërrë bashkëmendimtarësh dhe bashkëudhëtarësh drejt fitores dhe së vërtetës.

Pse vendosa ta shkruaj këtë letër dhe të falënderoj Artan Dikën publikisht?
Gjatë kësaj periudhe prej që ndodhën përçarrjet në RDK, dhe përcaktimit tim për ta përkrahur kryetarin aktual të RDK-së Vesel Memedin, u ballafaqova me shumë gjëra të pakëndshme, shpifje, rrena, manipulime, mashtrime, dhe tentim-nxitje të njerëzve kundër njëri-tjetrit, me të vetmin qëllim që shumica e njerëzve, në përgjithësi shqiptarët, të jenë humbës si gjithmonë, dhe pak njerëz të përfitojnë. Duke marr parasyshë se në fushatën parazgjedhore na pret një ballafaqim mes kandidatëve të ndryshëm, opcioneve të ndryshme politike, dhe interesave të ndryshme, vendosa që paraprakisht të ua bëj me dije se nuk dua në asnjë mënyrë të jemë pjesë e propagandës për denigrimin e personalitetit të askujt për përçarrje në familje, hasmërrim të miqëve, shokëve, dhe sidomos për thellimin e përçarrjes në mesin e popullit shqiptarë. Mjaft jemi vrarë, hasmuarr, sharrë, për hesape të sistemit të kaluar, që na kishte bërë vegla që e luftojnë njëri-tjetrin, dhe në fund vet ata dalin humbës, dhe si gjithmonë, kishin përfituar të tjerët mbi kurrizin e popullit tonë. Ejani të zhvillojmë një fushatë të dinjiitetshme, të shkarkojmë barrën e shpifjeve, rrenave nga kurrizi i patriotëve të vërtetë, dhe ti mbështesim para murit me fakte dhe argumente ata të cilët gjithmonë përfituan mbi tragjedinë e këtij populli.

Me burrërinë që tregoi Artan Dika, duke treguar të vërtetën për rastin e përçarrjes mbrenda RDK-së, dhe hasmërimit tonë mes veti, e hapi rrugën që çdo kush që ia don të mirën fesë, kombit, familjes, shoqërisë, ekziston vetëm një mundësi, pranimi i së vërtetës dhe shpalosja e saj në mënyrë publike, do na bën të gjithëve të ndjehemi më lehtë në shpirtë, dhe nuk do të na vret ndërgjegjeja. Falënderoj publikisht Qani hoxhën që më detyroi të mendoj gjërë e gjatë, që mos të ngutem dhe në qetësi të analizoj gjërat, dhe të mos e mashtroj veten, dhe të mos dëmtohem më tepër sesa që isha dëmtuar që mbeta jetim.

Në fund, dua t’ua bëj me dije gjith opinionit të gjërë shqiptarë, sidomos qytetarëve të Gostivarit dhe rrethinës, se nuk kamë hyrë në këtë garrë për kryetar komune që të përfitoj nga tragjedia familjare, sepse tragjeditë në mesin e familjeve shqiptare janë të shumëta, në forma të ndyshme por me qëllime të njejta, futjen e hasmërrisë dhe dyshimit në mesin e popullit shqiptarë. Kësaj gare i kam hyrë me të vetmin qëllim, formimin e një Aleance të të gjitha forcave për të VËRTETËN, sepse duhet të jemi të bindur se Aleanca për përhapjen e të keqes ka qenë shumë herrët e instaluar, përkrahur, dhe e ndihmuar nga armiqët e popullit shqiptarë. Rrugëtimi im, dhe i miqëve të mi, dashamirë të kombit dhe fesë, më kanë bindur se me të vërtetën gjithmonë je fitues, edhe kur në sytë e të këqinjëve dukesh humbës.


I juaji,
Shpat Iseini
Kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit,