22Nëntor2017

Fjalimi integral i kanidatit për kryetar të Komunës së Gostivarit Shpat Iseini të mbajtur në konventën promovuese në Gostivar

kon6kon625.09.2017 - Të nderuar qytetar të Gostivarit dhe rrethinës. Më lejoni të Ju përshëndes përzemërsisht,dhe të Ju uroj një fillim të mbarë të zgjedhjeve lokale. 

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë. Këto ditë do të keni rastin të njiheni me të përzgjedhurit partiak që ju ofrojnë juve si kandidat më të mirë të mundshëm për kryetar komune,dhe me list të kandidatëve më të mirë për këshilltar komunal, që do ju ofrojnë edhe programet e tyre për të udhëhequr me komunën e Gostivarit.
Disa të rinjë të Gostivarit më ofruan që bashkarisht ti nisemi sfidës për kandidim për kryetar të komunës së Gostivarit, i falënderoj përzemërsisht ata, si dhe dy partitë politike që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI), që mbështetën kandidimin tim si dhe të zonjës Luljeta Aziri, femra e parë si bartëse e listës.Më lejoni që ti përshëndes përzemërsisht të gjith aktivistët besnik të RDK-së dhe UNITETI-t që do jenë bartës të aktivitetit për të kërkuar votën tuaj për mua, Shpat Isenin, sepse ata mendojnë se unë jam më i miri. Unë nuk mendoj për veten se jam më i miri, por shoqëria dhe ekipi im, kam bindjen se janë më të mirët nga të gjitha ekipet që kanë kandidatët tjerë. Kur them se është ekipi më i mirë kam fakte se asnjëri nga ekipi im nuk është i njohur në Gostivar si përfitues politik që ka kaluar shumë parti, nuk kemi në ekip njerëz që janë të përfolur për krim të organizuar. Nuk kemi njerëz që kanë bërë lojëra në emër të kombit dhe fesë, dhe nuk kemi njerëz që janë ofru paraprakisht me pazare. Janë njerëz që ia duan të mirrën vetes, familjes së vet, kombit të vet, dhe gjith qytetarëve të Gostivarit me rrethinë.

Sonte nuk do të ju lodhi me programin e partisë për udhëheqjen e Gostivarit, sepse ajo është çështje ekspertësh, që janë mundu deri në imtësira të analizojnë nevojat e qytetarëve, dhe të identifikojnë të gjitha dobësitë e zhvillimit normal të një komune, siç është komuna e Gostivarit me të gjitha resurset, pasuritë natyrore, dhe mundësitë e shfrytëzimit të tyre, për një jetë dinjitoze të qytetarit,sepse ky popull, brez pas brezi asnjëherë nuk arriti ti shtrin këmbët rehat në shtëpinë e vet, me familjen e vet, gjithmonëiu shkoj jeta në mërgim,në krejt ish Jugosllavinë në Evropë, Amerikë,Kanada dhe Australi.

Me siguri do pyesni, dhe keni pyetur veten se çka mund të bëj Shpati për Gostivarin që nuk e kanë bërë të tjerët brenda ketyre 20 viteve? Unë kam bindjen se bashkarisht me rininë e Gostivarit do e bëjmë atë që i ka munguar Gostivarit më tepër se 50 vite, do formojmë elitën e re intelektuale, kombëtare dhe qytetare, sepse pleqt tanë e kanë kalu jetën në mërgim për të ju siguru kafshatën e gojës fëmijëve të vet, dhe nuk janë marrë as me shkollim, as me edukim të familjeve të tyre. Ata pak intelektual që kanë mundur të njihen në gishta nëpër fshatëra dhe qytete, janë ballafaquar me presione të shumëta të sistemit, disa kanë qenë të dyshimtë, disa më tepër janë marë me interesat e tyre personale dhe asnjëherë nuk kemi arritur të kemi një elitë të mirëfilltë intelektuale, kombëtare, që do kishte mundur të bartet me proceset e ndryshimeve të kohes, sidomos të kësaj kohe të tranzicionit. Nëse i përcjellim mediat e Shqipërisë dhe Kosovës, do bindeni se në këta dy shtete shqiptare, rinia ka arritur të shëndërrohet në elitë që ballafaqohet me sfidat e kohës, dhe merr pjesë aktive në politikë, ekonomi, arsim, dhe në të gjitha poret e jetës. Ne jemi shumë pas si rini, ndoshta me fajin tonë, ndoshta me politikat e gabuara të moshuarve tanë, që shumë pak kanë bërë për të na hapur rrugën drejt ardhmërisë, por na kanë shëndërrua në bisht që duhet vetëm të ua prunë mizat të moshuarve.

Qellimi i atyre që më kanë propozuar për kandidat të mundshëm, dhe qëllimi im, është ndryshimi i politik bërrjes në komunën e Gostivarit, dhe marrja e përgjegjësisë mbi vete, për të siguruar një ardhmëri mëtë mirë për gjeneratën tonë, dhe për gjeneratat që vjen pas. Jemi të përcaktuar që të ecim me kohën dhe ti marrim seriozisht këshillat dhe kritikat e miqëve tanë ndërkombëtarë. Me vite, në të gjitha raportet e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare kërkohen reforma në të gjitha sferat e jetës, por politikanët tanë dhe elita jonë intelektuale, nuk çan kokën, dhe vazhdojnë me avazin e vjetër, ti më mbro mua, unë të mbroj ty, ti më jep mua, unë të jap ty, ti më siguro votat, unë ti siguroj tenderat, e kështu me radhë. Nëse sot rinia nuk e ngren zërrin, nesër është vonë. Ejani bashkë me mua ti themi stop korrupsionit, mashtrimit, keqpërdorimit, keqmenaxhimit, pasurimit mbi kurrizin e tjetrit, vjedhjes dhe paprespektivës për fajin e politikanëve të harxhuar, që popullin e llogaritin të papjekur që mashtrohet, dhe vlerën e votës së vet e fal për hatër,ose e shet për një çmim qesharak. Ju bëj apel nënave, grave, motrave, dhe të gjith vajzave, që të ngrejnë zërin lartë, dhe të votojnë kundër politikanëve që në Gostivar dhe rethinë kanë hapur shumë klube të natës, për të shkelur nderin e femrës shqiptare, dhe nuk arritën të hapin vende pune, ku fitohet nga dija dhe djersa.

Gjithmonë jemi mësu të akuzojmë të tjerët sedikush tjetër i ka fajet qe jemi në këtë gjendje,sidomos se shkiet janë ata që na kanë ndalu shkollimin,na kanërrahur, na kanë vrarë, na kanë shkatru ekonominë, jetën, por asnjëherë nuk kemi bërë analiza të thella sa jemi ne fajtorë për këtë gjendje, dhe sa janë fajtorë ata qe na udhëhoqën që 20 vite, dhe na sollën në këtë derexhe të paperspektivës.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) propozon jo vetëm të ndryshojë politikat, por edhe më e rëndësishme, të restaurojë lidhjen e besimit nëmes qytetarëve dhe përfaqësuesve të saj në institucione të ndryshme. Për këtë arsye, ne ofrojmë një agjendë të detajuar të renovimit kombëtarë, një zotim të shkruar. Këto zgjedhje lokale, do ti japin fund pengmarrjes 20 vjeçare të qytetit të Gostivarit nga disa persona, dhe tentimit për pengmarrje tjetër nga disa persona tjerë, dhe do të sjellim në komunë një shumicë tjetër që do ta transformojë mënyrën se si funksionon komuna dhe këshilli. Ky ndryshim historik do të jetë fundi i qeverisjes megalomane, arrogante, dhe e papërgjegjëshme në harxhimet e parave publike.

Sot, ne hyjmë në një periudhë të re të qeverisjes me komunën e Gostivarit. Sot, një koalicion i përbërë prej RDK dhe UNITETI, është duke i dëgjuar problemet e qytetarëve të Gostivarit me vendime specifike. Ne jemi sonte të bashkuar, të gjith 31 këshilltarët, të bashkuar në besimin se këshilli i komunës dhe vendimet që sillen duhet t’u kthehen qytetarëve. Sot, ne koalicioni Aleanca për Shqiptarët, nënshkruajmë kontratën me qytetarët e Gostivarit. Ne zotohemi, në të shkruar, ndaj një agjende të reformës, respektit, dhe renovimit. Reformave të funksionimit të udhëheqjes me komunën, respektit ndaj njerëzve që ne u shërbjemë dhe i përfaqësojmë, dhe renovim të ëndrës për qytetin e Gostivarit që çdo ditë na ikën nga dora e shumë familjeve tona.

Ne kemi dëgjuar ate që ju dëshironi, dhe ne ju dëgjojmë zëshëm dhe qartë.Kontrata jonë me qytetarët e Gostivarit është vetëm hyrja e 100 ditëve të qeverisjes së përgjegjëshme. Kontrata nuk është përgjigja e çdo problemi që ballafaqohen sot qytetarët e Gostivarit. Është një fillim i sinqertë, dhe një orvatje të investojmë në këto zgjedhje me një domethënie pozitive. Ka ardh koha ta themi të vërtetën, ta themi të vërtetën për Gostivarin. Ti japim fund ciklit të skandaleve dhe turpërimit. Të gjith të ndjehemi krenar të mënyrës se si njerëzit e lirë e udhëheqin veten e tyre.

Shpat Iseini
Kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit

kon5kon5

kon6kon6

kon4kon4

kon2kon2

kon1kon1