15Dhjetor2017

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) mbajti konventën promovuese në Gostivar

kon3kon325.09.2017 - Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) mbajti konventën promovuese në teatrin e hapur në Gostivar ku u bë promovimi i kandidatëve për kryetar komune dhe listës së këshilltarëve për Komunën e Gostivarit, Dibrës, Kumanovës dhe Çairit. Në këtë eveniment madhështorë morën pjesë kryetarët e këtij koalicioni Vesel Memedi nga RDK, dhe Gëzim Ostreni nga UNITETI. Në të njëjtën kohë, duhet përmendur se këtë eveniment e nderoi edhe prezenca e Ministrit të Pushtetit Lokal z. Suhejl Fazliu.

Në fjalën e tij të rastit, njëri nga partnerët e koalicionit, Vesel Memedi, theksoi se “shqiptarët ndodhen para sfidave të mëdha të ballafaqimit kundër projekteve antikombëtare dhe antifetare, që përgatiten nga kuzhina të ndryshme. Ballafaqimi me këto forca kërkon mobilizim, sepse ideologjia dhe filozofia e tyre është mjaft destruktive. Këto forca, theksoi Vesel Memedi, nuk na lejnë rehat, por duhet të kuptojnë se edhe ne nuk i lejmë rehat kurrë, dhe sa më shpejt të kuptojnë këtë aq më të shëndetshëm do të jenë. Ne nuk dorëzohemi asnjëherë, theksoi Memedi. Kryetari Memedi theksoi gjithashtu se Gostivari është në pëngmarrje që 20 vite nga disa persona, dhe tani tentohet jo vetëm që kjo pengmarrje të vazhdoj, por kjo stafetë e pengmarrjes ti jepet dikujt tjetër, por kjo nuk do të ndodh kurrë. Qytetarët e Gostivarit do të çlirohen nga kjo pengmarrje me votimin e personifikimit më të mirë të gjeneratës së re, djalin e dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të Gostivarit, Shpat Iseinin. Në fund të fjalimit të tij, kryetari Memedi theksoi se nuk mund të votohet dikush që dërgon fëmijët e vet në universitetet botërore, ndërsa fëmijët tjerë i dërgon të vriten për vota, nuk mund të votohet ai që garon për Gostivarin, ndërsa vet jeton me familjen në Shkup, dhe nuk mund të votohet ai që herë kandidohet e herë tërhiqet nga kandidatura.”

 

Partneri tjetër i koalicionit, Gëzim Ostreni, në fjalën e tij të rastit, para të pranishmëve theksoi se vizioni dhe misioni i koalicionit Aleanca për Shqiptarët është i njëjti vizion që nga dita e parë e themelimit, dhe ky rrugëtim i yni do të vazhdoj edhe më tutje, deri në realizimin e plotë të barabarsisë së plotë të të gjith qytetarëve në këtë shtet, dhe anëtarsimit në strukturat euroatlantike të Maqedonisë. Kryetari Ostreni gjithashtu theksoi se disa persona tentuan të prishin këtë Aleancë, por planet që janë me sherr nuk mund asnjëherë të realizohen sepse këto plane prishen nga Zoti.

Në fjalën e tij përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua edhe Ministri I Pushtetit Lokal, z. Suhejl Fazliu, i cili theksoi se kandidati për Komunën e Gostivarit Shpat Iseini është personifikimi më i mirë i një plejade të gjeneratës së re, i pjekur mirë nga sakrifica dhe hallet e të qenurit jetim për më tepër se 20 vite, djal dëshmori, i guximshëm, i ditur, dhe mbi të gjitha me një rreth të shëndoshë rreth vetes, ekspert dhe profesionist të fushave të ndryshme, që e këshillojnë regullisht gjatë këtij rrugëtimi. Nuk kemi dilemë se ndryshimi do të filloj nga Gostivari me Shpat Iseinin, dhe do të shtrihet në tërë territorin e vendit, theksoi nëmes tjerash Ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu.

Bartësja e listës së këshilltarëve për Komunën e Gostivarit, znj. Luljeta Aziri theksoi se arsyeja që pranoi të udhëheq listën, lidhet me fëmijët, me nxënësit, ku të gjith e kemi për obligim të kujdesemi si sytë e ballit, dhe kjo bëhet më mirë duke marrë përgjegjësi atje ku sillen vendimet, këshilli i komunës. Në kuadër të këshillit, theksoi znj. Aziri, do të krijohet hapsirë maksimale për participim direkt të qytetarëve në vendimarrje në kuadër të këshillit komunal.

Të pranishmëve iu drejtuan kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Shkëlqim Xhafa, si dhe bartësja e listës për Kumanovën, zonja Xhavide Zymberi Ebibi.

Shërbimi për Informim,

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI),    

kon5kon5

kon6kon6

kon4kon4

kon3kon3

kon1kon1

kon7kon7