15Dhjetor2017

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) hapi shtabin zgjedhor në fsh. Çajlë

alcajl1alcajl127.09.2017 - Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) mbrëmë hapi shtabin zgjedhor në fshatin Çajlë të Gostivarit, ku edhe zyrtarisht nisi kampanjën zgjedhore për Gostivarin me slloganin E vërteta, për Gostivarin. Në hapjen e shtabit zgjedhor të pranishëm ishin kryetari Vesel Memedi, kandidati për Komunën e Gostivarit, djali i dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të vitit 1997, Shpat Iseini, si dhe bartësja e listës znj. Luljeta Aziri. Të pranishëm ishin edhe kandidatët për këshilltarë që vijn nga ky fshat, Avni Elezi, Muhamed Selimi, si dhe Hamza Jonuzi.

Kryetari Vesel Memedi iu drejtua bashkëvendasve të vet me një mesazh të hapur dhe të qartë rreth vendimit për të kandiduar djalin e dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të vitit 1997, Shpat Iseini. Kryetari Memedi ilustroi kandidimin e Shpatit, me tentimet për pajtim nëmes shqiptarëve dhe serbëve kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, se pajtimi do të ndodh atëherë kur do të bëhet publike e vërteta për Kosovën dhe Serbinë. Nëse nuk do të bëhet publike e vërteta, atëherë nuk mund të ketë pajtim nëmes këtyre dy vendeve, por e vërteta mund të bëhet publike edhe në heshtje, nëpërmes publikimit të kandidatëve, varësisht se kush afrohet dhe kush largohet nga kandidati, ashtu do të kuptohet e vërteta, dhe vetëm atëherë do të mund të ndodh pajtimi, theksoi kryetari Memedi. Sipas Memedit, njerëzit që janë afër Shpatit, janë njerëzit që e duan të vërtetën dhe dëshirojnë që e vërteta të bëhet publike, ndërsa njerëzit që largohen nga Shpati, dëshirojnë që ta mbulojnë të vërtetën dhe mos të bëhet publike. Duam apo nuk duam, historiku i Gostivarit fillon me 1997, dhe vetëm me zbulimin e kësaj ngjarrje tragjike, Gostivari do të mund të çlirohet nga kjo pengmarrje, dhe do të mund të zhvillohet lirshëm, përfundoi kryetari Memedi.
Në fjalën e tij të rastit, para të pranishmëve iu drejtua edhe kandidati për komunën e Gostivarit Shpat Iseini, i cili theksoi se kandidatët për komunën e Gostivarit po tentojnë të maskojnë dhe manipulojnë veprat e tyre, duke premtuar parajsë. Këta kandidat duhet demaskuar me qëllim që populli të kuptoj drejtë manipulimet e tyre. Sipas Shpatit, puna që duhet bërë është punë thelbësore, me themel dhe taban të shëndoshë, jo vetëm për investimet fizike, por edhe veprat që nuk duken për mejdani, që të gjitha duhet të jenë me themel të shëndoshë. Kudo që shkojmë, theksoi Shpati, ne do ta themi të vërtetën për punët e maskuara konkrete, sepse populli duhet të kuptoj drejtë të gjitha punët e maskuara nga stiropoli. E vërteta duhet të na çliroj të gjithëve dhe më 15 tetor, Gostivari do të çlirohet njëherë e përgjithmonë, përfundoi Shpat Iseini.

Para të pranishmëve foli edhe bartësja e listës për këshillin komunal, znj Luljeta Aziri, e cila theksoi se njëra nga arsyet që pranoi të jetë bartëse e listës është kandidati Shpat Iseini, personfikimi më i mirë i gjeneratës më të re, djali i dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të vitit 1997, i cili posedon të gjitha afinitetet për të qenë kryetar komune, dhe ne do të bashkëpunojmë në mënyrë perfekte, këshill dhe institucioni kryetar komune. Çajla gjithmonë ka patur njerëz të ngritur, dhe kësaj radhe sërrisht do ta jap provimin për përkrahjen ndaj Shpatit, përfundoi znj. Luljeta Aziri.


Shërbimi për Informim,
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI), 

alcajl3alcajl3alcajl4alcajl4

 

alcajl2alcajl2

alcajl1alcajl1