15Dhjetor2017

Hapja e shtabit në fshatin Debresh stacioni i radhës i Aleancës për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI)

aldeb3aldeb328.09.2017 - Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI), vazhdojnë me takimet e radhës të hapjes zyrtare të shtabeve, ku në rend ishte fshati Debresh. Në këtë takim me qytetarët, prezent ishin kryetari i RDK-së Vesel Memedi, Ministri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu, kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit Shpat Iseini, bartësja e listës znj. Luljeta Aziri, si dhe këshilltari që vin nga ky fshat, Enis Elezi, të cilët iu drejtuan banorëve të fshatit Debresh.

Kryetari Vesel Memedi para debreshasve theksoi se populli shqiptar ka qenë dhe vazhdon të bombardohet me informata që servohen nga grupacione të ndryshme, por pse jo edhe sisteme të ndryshme, me qëllim që sjelljet dhe veprimet tona të ndikohen nga këto informata. Në drejtim të kësaj, theksoi Memedi, kundërshtarët e popullit shqiptar gjithmonë kur kan dasht të manipulojnë me shqiptarët, gjithmonë kanë krijuar politikan dhe figura publike që kanë qenë të rrezikshëm për shtetin nëpërmes veprimeve apo retorikës nacionaliste. Këto grupe njerëzish, qoft edhe vet sistemi, ka njohur mirë mentalitetin e shqiptarëve se i duan politikanët që janë të rrezikshëm për shtetin. Sipas Memedit, ky është momenti kur duhet të thuhet e vërteta për të gjith këto maska dhe manipulime që e kanë mbajt peng jo vetëm Gostivarin, por tërrë popullin shqiptarë në përgjithësi. Këto skema mentale që janë krijuar nga informata të servuara nga tjerët, duhet të përfundojnë njëherë e përgjithmonë, dhe kjo e vërtetë do të thuhet nëpërmes djalit të dëshmorit të ngjarjeve tragjike të vitit 1997, Shpat Iseini, sepse duam apo nuk duam, stagnimi apo zhvillimi i Gostivarit vazhdon edhe më tutje të varet nga e vërteta për këtë ngjarje, dhe shumë ngjarje tjera, që sot e kësaj dite nuk e dijm të vërtetën, përfundoi kryetari Vesel Memedi.

 

Të pranishmive iu drejtua edhe Ministri i Pushteti Lokal, Suhejl Fazliu, i cili theksoi se Shpati përfaqëson sakrificën, guximin, aftësinë, për të menaxhuar me performancë të lartë Komunën e Gostivarit, dhe këtë kandidaturë duhet ta përkrahin të gjith ata figura publike, që për njëzet vite janë deklaruar se janë të sinqertë ne veprimtarinë e tyre publike, ndërsa tani ikin nga zbardhja e së vërtetës duke vazhduar edhe më tutje me manipulime dhe mashtrime, theksoi nëmes tjerash Ministri I Pushteti Lokal Suhejl Fazliu.

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit Shpat Iseini theksoi se dikujt ndoshta pushteti lokal i duket punë e vogël, por sherri është i madh, sepse të gjitha të këqijat, rrenat, shpifjet, keqpërdorimet, politikat antikombëtare dhe antifetare, bëhen në pushtetin lokal. Gjatë kësaj periudhe kohore, përpos qeverisjes së keqe dhe kriminale, popullata e Gostivarit është shantazhuar, mashtruar, dhe e hasmuar, pikërisht nga klane të ndryshme, që janë të gatshëm të bashkëpunojnë me djallin për përfitime materiale dhe për mbulim të dështimeve. Në fund të fjalimit, Shpat Iseini ftoi të pranishmit ti bashkangjiten kësaj të vërtete, që ta çlirojmë qytetin nga ky izolim dhe pengmarrje 20 vjeçare.

Bartësja e listës Luljeta Aziri theksoi se Debreshi meriton më të mirën, dhe se do të jap maksimumin nga vetja në kuadër të këshilit komunal, që problemi i ujit për pije, kanalizimi, dhe problemet tjera që e tangojnë Debreshin, të jenë probleme që i takojnë të kaluarës. Bashkëpunimi ynë me kryetarin e komunës Shpat Iseinin, djalin e dëshmorit të ngjarjeve tragjike të vitit 1997, do të jetë të një niveli të lartë dhe nuk kam dyshim se kapaciteti i tij, bashkarisht me këtë ekip që e kemi sonte prezent, do të jetë përcaktues për realizimin e këtyre projekteve të programit zgjedhor.

Këshilltari i këtij fshati, Enis Elezi, i ri në moshë, por mjaft i pjekur në artikulim të fenomeneve shoqërore, theksoi se edhe pse i ri në moshë, kjo nuk është pengesë që do të jetë zëri i rinisë së fshatit Debresh në këshillin komunal, dhe se do të kursehet nga premtimet boshe, siqë ka qenë në të kaluarën, por vetëm veprat e tij konkrete në mbrojtje të interesit të fshatit Debresh, do të jenë treguesit më të mirë për premtimet e tij dhe programit zgjedhor, theksoi nëmes tjerash këshilltari Enis Elezi.

Shërbimi për Informim,

Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI)

aldeb4aldeb4

aldeb3aldeb3

aldeb2aldeb2

aldeb1aldeb1