15Dhjetor2017

Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) hapi shtabin zgjedhor në fshatin Çegran

22007830 1575202835833946 7768517054392000733 n22007830 1575202835833946 7768517054392000733 n29.09.2017- RDK dhe UNITETI, që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët mbrëmë vazhduan me takimet me qytetarët e Komunës së Gostivarit, ku në radhë ishte hapja e shtabit në fshatin Çegran. Hapjen zyrtarisht të shtabit e nderuan kryetari Vesel Memedi, kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Shpat Iseini, bartësja e listës znj. Luljeta Aziri, si dhe këshilltarët që vijnë nga ky fshat Adnan Sinani si dhe Mahir Azizi, të cilët i përshëndetën të pranishmit.

Kryetari Vesel Memedi i përshëndeti të pranishmit duke theksuar se drejtësia dhe e vërteta është betejë jetësore, dhe përderisa njerëzit më të mëdhenj se ne, kanë paguar çmim të rëndë për këtë betejë, atëherë ne nuk jemi askushi për të vazhduar këtë rrugë të drejtësisë dhe të vërtetës. Në këtë rrugëtim tonin, theksoi kryetari Memedi, jemi ballafaquar me sulme, ofendime, dhe kritika të ashpëra, por asgjë nuk na ndalon për ta thënë të vërtetën. Ne mund të jemi të vegjël, por kemi trondit skenën politike, dhe do të vazhdojmë edhe më tutje ta bëjmë të njëjtën gjë, pavarsisht sa fenomene dhe figura publike do të zbardhen dhe demaskohen në periudhën që vjen. Ne kemi tërheq një kashtë, dhe a do të dalin 36, 360, apo 3600 kashta, për këtë le të kujdesen ata që i kanë mbajt të lidhura këto kashta, prindërit e tyre apo edhe stërgjyshit e tyre. Pavarsisht kostos, ne do ta themi të vërtetën se këta kandidat që garojnë për Gostivarin, janë në gjendje të bashkëpunojnë edhe me dreqin, rregullisht takohen natën njëri me tjetrin për të luftuar Shpatin, do ta themi të vërtetën gjithashtu, se këta njerëz janë kandidatët më të pasur shqiptarë, që rrumbullaksohet me miliona euro, e gjitha në kurriz të popullit shqiptarë, dhe ne do të luftojmë deri në fund për ta zbardh të vërtetën se kush është kundër djalit të dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të Gostivarit të vitit 1997, Shpat Iseinit, për të demaskuar veprimtarinë politike 20 vjeçare, të çdo figure publike, theksoi nëmes tjerash kryetari Vesel Memedi.

Djali i dëshmorit të ngjarjeve tragjike të vitit 1997, kandidati për kreun e Gostivarit, Shpat Iseini, theksoi se të gjith kandidatët i referohen funksionimit të shteteve evropiane, por praktika dëshmon se Komuna e Gostivarit është në një pengmarrje 20 vjeçare të stagnimit dhe manipulimit, dhe e gjith kjo ndodh përshkak të mbulimit të së vërtetës nga figura të ndryshme publike. Ne, theksoi Shpat Iseini, do të luftojmë në mënyrë të barabartë për interesat e të gjith qytetarëve të komunës, sepse gjith qytetarët e Gostivarit janë të interesuar për të zbuluar të vërtetën, me qëllim që njëherë e përgjithmonë qyteti të çlirohet dhe të lëviz përpara.
Në fjalën e saj përshëndetëse, bartësja e listës, znj. Luljeta Aziri, theksoi se këshilli komunal do të jetë në shërbim të banorëve të fshatit Çegran dhe gjith komunës së Gostivarit, sepse Çegrani meriton të jetë komunë në vete me gjith potencialin që e posedon. Çegrani duhet të jetë qendër takimi dhe pajtimi, sepse pikërisht në Çegran janë pajtuar gjaqe dhe pikërisht Çegrani ishte vendstrehim për mijëra shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së Kosovës, dhe ne do ta bëjmë këtë, përfundoi znj. Aziri.
Në fjalën e tyre përshëndetëse para bashkëvendasve, dy këshilltarët që vijnë nga ky fshat, Adnan Sinani dhe Mahir Azizi, theksuan se do të jenë zë i fuqishëm i interesave të fshatit Çegran në këshillin e Komunës së Gostivarit, dhe se kjo gjeneratë e re, me në krye djalin e dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të vitit 1997, Shpatin, do të bëjnë revolucion reformash, të gjitha në të mirën e qytetarëve të Komunës së Gostivarit, theksuan nëmes tjerash, këshilltarët Adnan Sinani si dhe Mahir Azizi.
Shërbimi për Informim,
Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI),