14Dhjetor2017

Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) prezentuan platformën zgjedhore para banorëve të Lagjes Xhamixhid, Tërnovë, Sërmnovë, Llakavicë dhe Turçan i vogël

alxha3alxha303.10.2017 - RDK dhe Uniteti që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët prezentuan platformën zgjedhore para banorëve të Lagjes Xhamixhit të Gostivarit, si dhe para banorëve të fshatrave Tërnovë, Sërmnovë, Llakavicë dhe Turçan i Vogël. Të pranishmëve iu drejtua kryetari i RDK-së Vesel Memedi, kandidati për kryetar komune të Gostivarit Shpat Iseini, bartësja e listës znj. Luljeta Aziri, si dhe këshilltarët që vijnë nga këto pjesë të komunës së Gostivarit.

Kryetari Vesel Memedi para të pranishmëve theksoi se shtyllat e kombit dhe fesë janë atje ku dushmanët sulmojnë më shumë. Nëse dëshironi ti identifikoni njerëzit e kombit dhe të fesë, atëherë shihni se kush sulmohet më shumë, dhe do të kuptoni se kush janë ata figura. Sipas Memedit, duhet njerëz dhe institucione të na përfaqësojnë denjësisht përndryshe zhduket gjithçka. Njerëzit që përkëdhelen dhe nuk sulmohen, janë njerëzit e dushmanëve të kombit dhe fesë, prandaj njerëzit që sulmohen duhet mbrotjur jo për hatër, por përshkak të parimeve, drejtësisë, dhe të vërtetës, që besojnë vet njerëzit. Në këtë rrugëtim, theksoi Memedi, aspak nuk është e rëndësishme a do jemi vetëm, me 100, 1.000, me 10.000, apo edhe më shumë njerëz, kurr nuk do të përulemi dhe devijojmë nga kjo rrugë. Drejtësia dhe e vërteta do të dominoj varësisht nga përkushtimi jonë ndaj tyre, përfundoi kryetari Memedi.

Kandidati për kreun e komunës së Gostivarit, Shpat Iseini, foli për programën zgjedhore që është përgadit nga ekspert dhe profesionist të lëmive të ndryshme, dhe u zotua se një pjesë e konsiderueshme e platformës zgjedhore do të realizohet në njëqind ditëshin e parë të udhëheqjes me komunën. Sipas Shpatit, problemi më neuralgjik është krijimi i vendeve të lira të punës, deponitë e ndryshme, kaosi në komunikacion, urbanizmi, decentralizimi fiskal, dhe të gjitha këto probleme janë të tejkalueshme me një strategji dhe vullnet të jashtëzakonshëm, dhe këtë e kemi padyshim, përfundoi Shpat Iseini.

Bartësja e listës znj. Luljeta Aziri theksoi se këshilli i komunës do të shndërrohet në qendër të vendimarrjes direkte të qytetarëve të komunës së Gostivarit. Qytetarët e Gostivarit do të jenë pjesmarrës direkt në hartimin e buxhetit të komunës, dhe bashkëpunimi me kryetarin e komunës, djalin e dëshmorit të ngjarjeve tragjike të vitit 1997, Shpat Iseini, do të jetë i një niveli të lartë, e gjitha në të mirën e qytetarëve të komunës së Gostivarit, përfundoi znj. Luljeta Aziri.

Shërbimi për Informim,                                                                                                                     

Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI)  

alxha2alxha2

alxha1alxha1

altrn1altrn1

alsemn1alsemn1

alllak1alllak1