14Dhjetor2017

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët vazhdon me takime me banorët e fshatit Çegran, Reçan, dhe Raven

alrav2alrav204.10.2017 - RDK dhe Uniteti që e përbëjnë koalicionin Aleanca për Shqiptarët vazhdojnë me takimet me banorët e Komunës së Gostivarit, ku në radhë ishin fshatrat Çegran, Reçan dhe Raven, duke prezentuar platformën zgjedhore të këtij koalicioni. Banorëve të këtyre fshatrave iu drejtuan kryetari Vesel Memedi, kandidati për kryetar komune, Shpat Iseini, bartësja e listës znj. Luljeta Aziri, si dhe këshilltarët që vijn nga këto fshatra respektive.

Kryetari Vesel Memedi para banorëve të këtyre fshatrave theksoi se të gjith aktorët politik që për 20 vite kanë ndërtuar karierë politike dhe publike në emër të kombit dhe fesë janë bashkuar të gjith për të luftuar njerëzit që për dekada me radhë, kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të kauzës kombëtare. Kryetari Memedi theksoi se ajo që i ka bë bashk këta figura publike nuk është kauza dhe ideologjia kombëtare, por është sëmundja sepse të gjith vuajnë nga e njëjta sëmundje – mbulesë dhe maskim në emër të kombit dhe fesë për të kaluarën e tyre. Kundërshtarët e kombit shqiptarë asnjëherë nuk kanë dasht lider largpamës, vizionar, dhe të ditur, por tani janë pjekur të gjitha kushtet e nevojshme që këta udhëheqës të dalin në sipërfaqe dhe të demaskojnë këtë manipulim, me qëllim që populli të kuptoj drejtë veprimtarinë publike dhe të fshehtë të çdo figure publike, përfundoi kryetari Memedi.

Kandidati për kryetar komune të Gostivarit, Shpat Iseini, para të pranishmëve theksoi se posedon një ekip të jashtëzakonshëm të profesioneve të ndryshme, që është garancë e madhe për menaxhim adekuat me komunën, dhe kjo vërehet edhe nëpërmes programës zgjedhore që është një gërshetim ideshë kreative për zgjidhjen e problemeve lokale të komunës së Gostivarit, për gjith qytetarët e sajë në mënyrë të barabartë. Të gjith kandidatët tjerë asgjë nuk dallojnë njëri prej tjetrit sepse të gjith pa dallim, i takojnë filozofisë destruktive të pengmarrjes së komunës nga forcat e njëjta që e kanë mbajt peng njëzet vite me radhë, përfundoi djali i dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të vitit 1997, Shpat Iseini.

Bartësja e listës znj. Luljeta Aziri para banorëve të këtyre fshatrave theksoi se është një nder i madh që iu bashkangjit këtij ekipi të mrekullueshëm të gjeneratës së re, që i prinë djali i dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të vitit 1997, Shpat Iseini. Zonja Aziri theksoi se në këtë ekip ka gërshetim të jashtëzakonshëm të kreativitetit të rinisë dhe urtësisë së gjeneratës më të vjetër, që sëbashku e përbëjnë kremin e më të mirës në komunën e Gostivarit. Është kënaqësi të udhëheqi një këshill të kësaj përbërje të re, përfundoi zonja Aziri.

Shërbimi për Informim,

Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI)

alcc2alcc2

alcc3alcc3

alcc4alcc4

alcc5alcc5

alrav1alrav1

alrav3alrav3

alrec2alrec2