15Dhjetor2017

Fshati Debresh në agjendën e takimeve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI)

deb13deb1305.10.2017 -  Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) vazhdon me takime me qytetarët e komunës së Gostivarit, ku në agjendë ishte fshati Debresh. Para banorëve të fshatit, me mesazh iu drejtuan kryetari i RDK-së Vesel Memedi, kandidati për kryetar komune Shpat Iseini, si dhe kandidati për këshillin komunal Enis Elezi.

Në mesazhin e tij drejtuar banorëve të fshatit Debresh, kryetari Vesel Memedi theksoi se bashkimi i fshehtë i forcave të errëta destruktive për të luftuar vijën kombëtare, me pretekstin se janë duke luftuar në emër të vijës kombëtare, ka përfunduar që moti, dhe nuk ka dilemë se forcat e ndritura progresive do të ngadhnjejnë. Projekti antikombëtarë, theksoi Memedi, gjithmonë ka synuar që të sulmoj figurat e vijës së sinqertë kombëtare, me qëllim që të mbuloj dhe defokusoj vëmendjen e popullit nga veprimtaria antikombëtare e shumë figurave të ndryshme publike. Sipas Memedit, koha e manipulimit dhe maskimit ka përfunduar, dhe tanimë janë pjekur të gjitha kushtet që të përfundoj loja e mbeturinave të regjimit të Millosheviqit në vend. Rilindja Kombëtare nuk mund asnjëherë të humb betejën dhe luftën, sepse këtë luftë e ka fituar që moti, prandaj të gjith duhet kuptuar se e vërteta dhe drejtësia, në rastin konkret e vërteta për Gostivarin do të ngadhnjejë, përfundoi kryetari Memedi.

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Shpat Iseini, theksoi se janë pjekur të gjitha kushtet e nevojshme që gjenerata e re të udhëheq me proceset e ndryshme të organizimit shoqëror, prandaj kërkojm përkrahjen e Debreshit dhe gjith qytetarëve të Komunës së Gostivarit. Rinia është pjesa më vitale e kombit dhe kujdesi ndaj kësaj rinie duhet të trajtohet si një strategji kombëtare, sepse në të kundërtën pasojat do të jenë të rënda. Ky rrugëtim i yni, posedon një ekip të shkëlqyer të profesionistëve të nivelit të lartë, dhe prandaj nuk kemi dilemë se do të menaxhojmë me komunën e Gostivarit në mënyrë të përsosur, dhe do të kujdesemi për të si sytë e ballit, përfundoi kandidati për kreun e komunës së Gostivarit, Shpat Iseini.

Në fund u hap diskutim i hapur, ku banorët e fshatit Debresh mund të parashtronin pyetje konkrete për shumë çështje të nivelit lokal dhe nacional.

Shërbimi për Informim,

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI)  

deb16deb16

deb15deb15

deb14deb14

deb13deb13

deb12deb12